Beriane Mustafa: Në Kosovë drejtësia komandohet nga ata që kanë dorë në vrasjet politike

Politika

Beriane Mustafa: Në Kosovë drejtësia komandohet nga ata që kanë dorë në vrasjet politike

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 22 nëntor 2017 Në ora: 20:39
17 vjet padrejtësi për vrasjen e publicistit Xhemajl Mustafa. Në foto shihet i ndjeri Presidenti historik Ibrahim Rugova së bashku me veprimtarin e LDK-së të vrarë pas lufte, Xhemajl Mustafa dhe Ministrin aktual të Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, gjatë një konference me gazetar.

“Thirrjet e mia për drejtësi janë shndërruar në klishe. Ne nuk kemi asnjë informatë të re rreth rastit. Në Kosovë drejtësia është selektive dhe komandohet nga ata të cilët kanë  dorë në vrasjet politike ne vend” ka thënë Beriane Mustafa, e bija e veprimtarit Xhemajl Mustafa.

Vrasja e publicistit Xhemajl Mustafa përbën një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura menjëherë pasluftës në Kosovë. Pavarësisht hetimeve të cilat janë bërë nga organet e drejtësisë, kjo vrasje vazhdon të mbetet enigmë.

Vite më parë, u tha se hetimet për këtë vrasje janë në fazën preliminare. Po ashtu, u tha se në këtë vrasje ka gisht një deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa asnjëherë nuk pati ndonjë hetim përfundimtar apo edhe ndonjë të vërtetë të këtyre akuzave. Ne kemi kërkuar përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Shtetit dhe EULEX-i por që nga asnjëra nuk kemi marrë përgjigje.

Vajza e Xhemail Mustafës, Beriana në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se në Kosovë drejtësia është selektive dhe komandohet nga ata të cilët kanë dorë në vrasjet politike ne vend.

“Thirrjet e mia për drejtësi janë shndërruar në klishe. Ne nuk kemi asnjë informatë të re rreth rastit. Në Kosovë drejtësia është selektive dhe komandohet nga ata të cilët kanë  dorë në vrasjet politike ne vend” ka thënë ajo.

Kurse, në pyetjen e parashtruar se a pret diçka nga Gjykata Speciale, pasi që shpesh është thënë se do ti hetoj edhe këto vrasje politike, Beriane Mustafa ka thënë: “Nuk e di. Jam shumë e rezervuar. Nuk kam shpresa” ka deklaruar Beriane Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat