Flet arresti ndaj deputetëve të VV-së, flet njohësi i çështjeve juridike

Politika

Flet arresti ndaj deputetëve të VV-së, flet njohësi i çështjeve juridike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 nëntor 2017 Në ora: 22:41
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli

Në mëngjesin e ditës së sotme Policia e Kosovës me një fletarrest  të lëshuar nga Gjykata Themelore, ka kërkuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun si dhe Donika KadajBujupin, të cilët është dashur që tëparaqiten para Gjykatës lidhur me hedhjen e gazit në Parlamentin e Kosovës.

Lidhur, më këtë urdhërarrest si dhe për bastisjet nga Policisë së Kosovës në shtëpinë e deputetit Albin Kurti dhe atë të deputetes Donika Kadaj, ka reaguar Vetëvendosje ku këto i ka quajtur procese jo të drejta dhe politike.

“Vazhdon përndjekja e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e deputetit Albin Kurti dhe atë të deputetes Donika Kadaj. Kjo pas një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj 3 deputetëve, si pjesë e një procesi të padrejtë e politik që po iu bëhet këtyre 4 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Lirim Zorra ka shpjeguar për “Bota sot” se palës së akuzuar i lëshohet urdhërarresti atëherë kur nuk  paraqitet në seancat gjyqësore.

“Zakonishturdhër-arresti lëshohet në rastet kur një palë e akuzuare nuk paraqitet në seancat fillestare për  tëpranuarakuzën ose refuzuare atë, nëmungesë të palës se akuzuare gjykatësi ka të drejtë të nxjerre urdhër arresti për sjelljen në gjykatore të atyre personave”, ka shpjeguar ai.

Sipas tij, aktivistët e Vetëvendosjeszakonisht nuk paraqiten në këto seanca dhe policia e ekzekutuanurdhrin e gjykatësit.

“Kjo është një procedurë e zakonshme e cila ndiqet në çdo rast me palët të cilat nuk paraqiten andaj nuk e shoh si  hakmarrje politike apo diçka që lidhet me zgjedhjet lokale”, ka thënë ai.

Gjithashtu, në fund Zorra ka shtuar se ekzistojnë forma të ndryshme të protestave për të cilat aktivistët politikë janë në ndjeni përmes të cilave synojnë të bllokojnë ose fuqizojnë kauzën e tyre.

“E drejta e protestës lejohet me kushtetute dhe ligje deri në atë masë sa nuk ndikon të liria e tjetrit dhe nuk prish pronën publike, ose kur nuk e ekzekuton një urdhër policor për tërheqje, sigurisht forma të ndryshme të protestave ekzistojnë për të cilët edhe aktivistët politikë e dinë dhe përmes tyre synojnë të bllokojnë ose fuqizojnë kauzën e tyre”, ka përfunduar Zorra për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat