Të bëhet rinumërimi i votave në Prishtinë, mjafton një "gabim i rastit"

Politika

Të bëhet rinumërimi i votave në Prishtinë, mjafton një "gabim i rastit"

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 nëntor 2017 Në ora: 23:07
Ilustrim

Gara për Prishtinën pati vëmendjen më të madhe gjatë fushatës dhe debati për të vazhdon ende. Me një diferencë të vogël votash, Shpend Ahmeti është shpallur fitues në Prishtinë, pa votat me kusht të cilat ende nuk janë numëruar.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar rinumërim të votave në këtë komunë, derisa një kërkesë të tillë e ka përsëritur edhe lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili tha se kjo do ta qartësonte fituesin dhe që beson se Arban Abrashi do të jetë fitues.

Por, se a duhet bërë rinumërim i votave në Prishtinë dhe a mund të ketë përmbysje të rezultatit, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend, Skënder Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Ai ka thënë se nuk ka pengesë që të bëhet rinumërimi dhe që vetëm kështu mund të qetësohen shpirtrat.

“Rezultatin zgjedhor të balotazhit ndërmjet Arban Abrashit dhe Shpend Ahmetit e kanë stërpikur disa dukuri të këqija që janë bërë publike, e të cilat lënë shumë për t'u dëshiruar, sepse në afërsinë e ngushtë të numrit të votave, mund të kenë qenë caktuesi i fituesit të pamerituar! Kjo përshtypje është krijuar dhe LDK-ja me arsye ka kërkuar rinumërimin e votave. Për tu bërë rinumërimi në rastin e Prishtinës nuk shoh ndonjë pengesë, mjafton një "gabim i rastit" siç janë përmendur 70 votat e lapsit në një raport, që nëse është rast i vërtetuar, rinumërimi duhet patjetër të bëhet sepse vetëm kështu mund të qetësohen shpirtrat”, ka deklaruar Zogaj për “Bota sot”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat