Beteja për Prishtinën, PZAP flet për transportin e votueseve nga Vetëvendosje

Politika

Beteja për Prishtinën, PZAP flet për transportin e votueseve nga Vetëvendosje

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 23 nëntor 2017 Në ora: 07:33
Zgjedhjet në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media, nuk e mohoi faktin se kjo parti ishte mobilizuar aq shumë, sa që organizoi edhe transport të qytetarëve, në raundin e dytë të zgjedhjeve, të mbajtura me 19 nëntor. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ky ishte veprim demokratik dhe i zakonshëm, mirëpo sipas ligjit të, Komisionit Zgjedhor ky veprim sanksionohet nga ligji për zgjedhje të përgjithshme, pasi cilësohet si fushatë para procesit të votimit.

Komisioni për ankesa dhe parashtresa i ka thënë gazetës, ‘’Bota sot’’ se nuk vepron sipas detyrës zyrtare (ex officio), ndaj shkeljeve të parapara me Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme (LZP) dhe Rregullave Zgjedhore.

‘’Pa ankesa nuk ka dënime. Për këtë rast nuk është parashtruar ndonjë ankesë ne PZAP. Nëse do të parashtrohej ankesë në PZAP-i lidhur me shkeljen në fjale dhe do të argumentohej ankesa se ka ndodhur kjo shkelje, PZAP-i do te shqiptonte dënime ne gjoba nda subjektit politik i cili ka organizuar transport për votues te cilët i ka nxitur për te votuar për subjektin qe ka organizuar transportin. Gjithnjë nëse do te vërtetoheshin faktet për organizimin e transporti për votuesit‘’ ka thënë Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa për ‘’Bota sot’’.

Image
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve politike Muhamet Kelmendi për ‘’Bota sot’’ tha se çdo veprim i paligjshëm, duhet të ndëshkohet. ‘’Në datën e zgjedhjeve ndalohet propaganda, veprimet bindëse dhe imponuese si dhe veprimet tjera, qoftë edhe bartja e votuesve në votime. Nëse ekzistojnë prova, atëherë duhet kërkuar masa ligjore, ndërsa nëse ky akt ka ndikuar në rezultate zgjedhjet mundë të përsëriten’’ theksoi Kelmendi për ‘’Bota sot’’.

Analisti politik Leon Duhanaj për ‘’Bota sot’’tha se synohet destabilizimi i vendit me të gjitha mjetet.

Image
Leon Duhanaj

‘’Të luftosh kundërshtarët politike, në emër të patriotizmit, demokracisë, transparencës. Të përdorën mjete e metoda nga më ekstremet deri në shkallë terrori, kinse janë duke luftuar krimin, korrupsionin, hajninë e shum gjëra të tmerrshme që fatkeqësisht, janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Dhe, krejtë këto gjëra, të bëhen ekskluzivisht për të vetmin qëllim. Që më të gjitha mjetet të synohet madje edhe destabilizimi i vendit për pushtet. Këtë dinë ta bëjnë vetëm lëvizjet dhe ideologjitë majtiste siç është LVV-je.’’

Lëvizja Vetëvendosje renditet e para në Prishtinë, me një diference të vogël, nga kundëroponenti i tij politik nga Lidhja Demokratike e Kosovës Arban Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat