Dërgimi në rinumërim i Prishtinës, vjen reagimi i parë nga LDK

Politika

Dërgimi në rinumërim i Prishtinës, vjen reagimi i parë nga LDK

Nga: Drilon Rrahmani Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 14:20
Zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot vendosi që komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit ta dërgojë tërësisht në rinumërim të votave.

“Për Komunën e Prishtinës është vendosur qe te rinumërohen te gjitha vendvotimet. Në komunën e Dragashit është vendosu që të rinumërohen 35 vendvotime. Prej 3 ankesave te parashtruara nga PDK-ja 2 ankesa të PDK-se janë pranuar, një për komunën e Prizrenit dhe një për komunën e Rahovecit”, thuhet në vendim.

Lidhur me këtë, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, në një prononcim për “Bota sot” thotë se partia e saj i ka dërguar të gjitha ankesat e veta, dhe se pas rinumërimit do të pranojnë rezultatin, çfarëdo qoftë ai.

Image
Besa Gaxherri

“LDK-ja i ka deponuar të gjitha ankesat e veta, gjithashtu edhe ankesën për rinumërim dhe ne po presim organet kompetente për çështjet zgjedhore të dalin me një rezultat përfundimtar. Pasi të merren parasysh dhe të shqyrtohen ankesat tona, pastaj do ta shikojmë rezultatin. Rezultatin real do ta pranojmë pa diskutim”,  tha deputetja Gaxherri.

Ndërsa, reagime të ashpra ka pasur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe kandidat i VV-së edhe për një mandat, Shpend Ahmeti e ka cilësuar si të  padrejtë këtë vendim

Sipas tij nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve.

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta!”, ka shkruar  kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat