Zogaj: Vrasësit kontrollojnë organet e drejtësisë

Politika

Zogaj: Vrasësit kontrollojnë organet e drejtësisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 nëntor 2017 Në ora: 18:49
Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj tashmë të ndjerë, atëkohë ishin hetues policorë

Kanë kaluar 14 vite nga vrasja e dy policëve të Kosovës, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj. Kjo vrasje ende nuk është ndriçuar tërësisht nga organet e drejtësisë.

Vrasja enigmatike e dy policëve, ashtu edhe si shumë vrasje të tjera, hyjnë në mesin e vrasjeve që konsiderohen të jenë vrasje tipike politike.

Ndonëse shumë herë  u është bërë thirrje institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e kësaj vrasje dhe vrasjeve të tjera të kësaj natyre, të njëjtat u “tretën” nën dheun e zi, duke bartur kështu me vete edhe misterin e vdekjes.

Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj tashmë të ndjerë, atëkohë ishin hetues policorë. Ata, në cilësinë hetuesve po merreshin me hetimin e vrasjeve në rajonin e Dukagjinit, si vrasjen e kolonel Tahir Zemajt dhe atë të Komandantit Smajl Hajdaraj. Mirëpo, Isufi dhe Sabahatja, nuk ishin vetëm hetues policorë. Para kësaj, ata ishin edhe luftëtarë të Betejës së Koshares, dhe meqë posedonin shumë informacione thuhet se u vranë në një atentat nga një dorë e ligë.

Ashtu siç është thënë edhe më parë në media, njëri i dyshuar Bedri Krasniqi është i dënuar për këtë rast. Megjithatë, mësohet se në pjesëmarrjen e kësaj vrasje, nuk ka qenë vetëm një vrasës por një grup vrasësish të organizuar mirë.

Zyrtarët e Institucioneve të Drejtësisë të kontaktuar nga gazeta “Bota sot” , nuk kanë dashur të japin sqarime në lidhje me këtë çështje.

Analisti politik Skender Zogaj ka thënë për “ Bota sot” se Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj ishin dy veprimtarë demokratë dhe luftëtarë të përkushtuar për çlirimin e vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat