Qytetarët kanë treguar se nuk ka të “ përkëdhelur ” më gjatë zgjedhjeve, ata që nuk punojnë ndëshkohen!

Politika

Qytetarët kanë treguar se nuk ka të “ përkëdhelur ” më gjatë zgjedhjeve, ata që nuk punojnë ndëshkohen!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 nëntor 2017 Në ora: 19:14
ilustrim

Njohësi i çështjeve politike në vend  Ismet Haziri duke folur rreth ndryshimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve në Kosovë ka thënë për “ Bota sot”, se votimet dhe votuesit e saj, edhe pse me një përvojë të shkurtër dhe me një demokraci të re, po avancohen dita-ditës shumë më lartë se votuesit tjerë të regjionit.

“Këtë fakt e identifikojë dhe e argumentojë me rezultatet e zgjedhjeve të posa përfunduara ku ishin të paktë kandidatët për kryetar të cilët  fituan pa balotazh, por që është karakteristike se asnjë Kuvend Komune nuk ka shumicë absolute dhe domosdoshmërisht janë të imponuar bashkëpunimi i forcave politike me qëllim që të merren vendime dhe që kjo drejtpërdrejtë bënë shtrirje të një spektri më të gjerë në përgjegjësi dhe vendimmarrje”. Ka thënë Haziri.

Sipas tij, një gjë me rëndësi të veçantë që e vlen të potencohet është edhe fakti se tani  më ngadalë po votohet me mendje dhe jo me zemër sikur që po e përdorin slloganin forcat politike.

Image
Ismet Haziri

“Këtë e them nga fakti se inercioni i votimit po zëvendësohet me kërkesën e qartë të votuesve se vota është vlerë dhe shkëmbehet me program dhe me bindje se subjekti dhe kandidati kanë një ofertë për qytetarin dhe se oferta është e bazuar në parametrat e duhur që në një përqindje më të madhe edhe mund të implementohet. Andaj mendoj se kjo është meritë e brezit të ri votuesish të cilët asnjëherë nuk do ti krijoj komoditet  partive që me popullzim, me ngjyra e me patriotizëm dëshirojnë ta hipnotizojnë votuesin e qytetarët duke pretenduar kështu se vetëm një grupacion është për atdhetarizëm”, është shprehur Haziri.

Ai ka theksuar se veçantia tjetër e këtyre zgjedhjeve si dhe e zgjedhjeve të 22 tetorit, ka qenë  mungesa e konsistencës së partive në orientim dhe profilizim, gjë që këto janë puro interesa të subjekteve me qëllim që të kapin pushtetin në duar.

“ Të tillët  pretendojnë se vetëm pushteti i siguron rehati politike,  perspektivë të zhvillimit e të partisë, por edhe të interesave tjera, gjë që kjo është një sëmundje e filozofisë politike në Kosovë. E them këtë sepse ky fakt i interesave e pamundëson zhvillimin kreativ politike dhe ndikon negativisht në mundësin e zhvillimit te oponencës së fuqishme e cila kishte me i dhënë shëndet zhvillimit ekonomik,  por edhe të kujdesit që politika të kontrollohet vet nga gabimet që mund të qojnë në rrugët korruptive dhe antiligjore. Me fjalë të tjera si përfundim qytetarët shumë qartë kanë treguar se nuk ka “ të përkëdhelur më”,  sepse ata që nuk punojnë ndëshkohen dhe se bastionet e politikës me ngadalë po mbesin histori e politikës së re të Kosovës” është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat