Analisti politik alarmon për rrezikun e qëndrimit të EULEX-it në Kosovë

Politika

Analisti politik alarmon për rrezikun e qëndrimit të EULEX-it në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 nëntor 2017 Në ora: 23:02
EULEX

Gjatë ditës së djeshme e prestigjiozja zvicerane “NZZ” ka shkruar për misionin e Eulexit në Kosovë. Në këtë artikull të “NZZ” shkruhet të paaftë për të ndihmuar dhe dëshmitarët e rrejshëm kanë diskredituar totalisht Eulex-in, për kundër që kishte ardhur në Kosovë për të ndërtuar një shtet ligjor.

Po ashtu, shkruhet se  edhe për dorëheqjen e shefit të gjykatësve të Eulex, Malcolm Simmons, i cili kishte thënë se Eulex është një “mision politik”, që kolaboron me udhëheqësin e Kosovës.

Analisti Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se EULEX-i, por edhe UNMIK-u, mbajnë përgjegjësi të madhe për gjithçka që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës.

‘”Që nga uzurpimet e deri tek vrasjet politike. Para syve të tyre ndodhi gjithçka. Këto dy misione ndërkombëtare erdhën tek ne për ta bërë Kosovën shtet ligjor, sepse kjo ishte edhe detyra e tyre, e jo që të bëhen bashkëpunëtorë të matrapazëve të politikës e parapolitikës, të cilët e shfrytëzuan fuqinë e tyre dhe në emër të luftës arritën të bëjnë gjithçka, lloj-lloj pisllëku, të uzurpojnë prona shtetërore dhe të krijojnë pasuri marramendëse me djersën e popullit”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se EULEX-i nëse qëndron edhe me dekada, nuk do të bëj asgjë tjetër përveç se bashkë me vendorët do ta bëjnë Kosovën parajsë të krimit.

“EULEX-i në vend se ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin ndaj peshqve të mëdhenj, ata u bën bashkëpjesëmarrës në afera të ndryshme korruptive, prandaj ky mision nëse qëndron edhe me dekada tek ne, nuk do të bëj asgjë tjetër përveç se bashkë me vendorët do ta bëjnë Kosovën parajsë të krimit, dhe një mini Kolumbi të Evropës!”, ka përfunduar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat