Në lidhje me atë se cili duhet të jetë veprimi i KQZ-së në rastin e rezultatit në Istog, meqë tani po dalin shumë dëshmi për manipulim opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “ Bota sot” se pas daljes së dëshmive për manipulim të votave të ardhura me postë në rastin e Istogut të cilat përmbysen rezultati ndërmjet Haki Rugovës të LDK-së dhe Gani Dreshaj të AAK-së, ku këtë të fundit e nxorën fitues, KQZ-ja duhet të veproj shpejtë, duke hetuar këtë proces votimi dhe në bazë të fakteve dhe dëshmive relevante të anuloj tërë votat e ardhura me postë në rastin e Istogut.
Sipas tij, nuk guxojmë assesi të tolerojmë një skemë të tillë mashtruese elektorale, të cilën shihet qartë se e ka ndërtuar AAK-ja dhe kandidati i sajë Gani Dreshaj, duke na e rikujtuar skemën mashtruese elektorale "Drenica" nga viti 2010.
“Votat që kanë ardhur me postë, në emër të njerëzve të vdekur, manipulimet me njerëz që fare nuk kanë marrë pjesë në votim, pastaj me persona nga komunitet pakicë që jetojnë jashtë Kosovës, përpos që duhen marrë masa nga KQZ-ja, për anulimin e këtyre votave, kjo skeme mashtruese elektorale duhet të procedohet edhe për hetim në prokurorinë e shtetit”, ka thënë ai.
Haziri edhe më tej ka shtuar se është koha kur duhet ndaluar një herë e përgjithmonë skema të tilla mashtruese që seriozisht lëndojnë procesin e zgjedhjeve por edhe demokracinë në vend, si dhe legjitimitetin e të zgjedhurve dhe institucioneve që dalin nga këto zgjedhje.