Presidenti Thaçi në Gjykatën Speciale, dëshmitar apo i akuzuar?

Politika

Presidenti Thaçi në Gjykatën Speciale, dëshmitar apo i akuzuar?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 24 nëntor 2017 Në ora: 17:06
Presidenti Hashim Thaçi

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në vizitën e parë në Kosovë, Ekaterina Trendafilova tregoi se në këtë institucion gjithçka është bërë gati dhe në çdo kohë pritën të ngritën aktakuzat e para ndaj atyre personave që dyshohen të kenë kryer krime gjatë dhe pas luftës në vend.

“Që nga 5 qershori dhomat e specializuara janë gati për të bërë punën e tyre, kanë mbetur vetëm që prokurorët të ngritin aktakuzat e para” ka thënë Trendafilova në një fjalim publik për media.

Por, ajo nuk ka treguar se kush mund të jetë subjekt i akuzave të Gjykatës Speciale.

Kurse, avokati Arianit Koci ditë më parë në një prononcim për media ka thënë se aktakuza e parë e kësaj gjykatë veç është dorëzuar.

Sa i përket presidentit Thaçi, i cili krye protagonisti i raportit të Dick Martit, Koci ka thënë se në bazë të informatave që i ka, i pari i vendit do të thirret vetëm në cilësinë e dëshmitarit.

“Tani, infrastruktura ligjore dhe logjistika e Gjykatës Speciale janë përfunduar, dhe besoj që pas vitit të ri, do të filloj procedimi penal i të pandehurve. Sidoqoftë, unë kam informacion që aktakuza e parë është dorëzuar. A do të procedohet penalisht z. Thaçi, pasi që emri është përfolur shumë. Në bazë të informatave që i kam dhe analizës sime, z. Thaçi nuk do të jetë fare i proceduar penalisht. Eventualisht mund të thirrët në cilësinë e dëshmitarit”, është shprehur Koci.
Nga ana tjetër, analistët politik thonë se edhe thirrja e presidentit në Gjykatën Speciale në cilësinë e dëshmitarit është e dëmshme për vendin, sepse kjo e njollos shumë shtetin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat