UÇK-ja në letër, e thonë: Surroi, Zogaj, dy Kelmendët...

Politika

UÇK-ja në letër, e thonë: Surroi, Zogaj, dy Kelmendët...

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 24 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Surroi, Zogaj dhe dy Kelmendët

Kur Surroi tha se "NATO çliroi popullin dhe UÇK-në", u bë nami. "Komandantët", tani "veteranë" me dajak, e kërcënuan me jetë, sepse ai bëri blasfëminë e madhe, duke e thënë një të vërtetë, që fundja, e dinë të gjithë.Por, kur këtë të vërtetë e tha Bislim Zogaj, kuadër i PDK-së, u kalua në heshtje, sikur nuk e dëgjoi askush asgjë?! "UÇK-ja nuk ka qenë ushtri e organizuar. UÇK-ja ka pasur vetëm Shtab të Përgjithshëm dhe drejtori të veçantë. Unë kam qenë njëri ndër themeluesit e parë të UÇK-së", - e thotë, madje, zëshëm, Bislim Zogaj. Pra, pranohet se "UÇK-ja" nuk arriti kurrë të bëhet ushtri e organizuar dhe as të hyjë në luftë, si e tillë.Të vërtetën se "UÇK-ja " e LPK-së nuk arriti asnjëherë të hyjë në luftë, si formacion i organizuar, e thonë edhe dy Kelmendët, Muhamet dhe Ibrahim Kelmendi, gjithashtu, themelues të UÇK-së.

Ibrahim Kelmendi thotë dhe shkruan: "Dallimet e UÇK-së së vegjëlisë çlirimtare të Kosovës nga UÇK-ja fiktive e "komandantëve" të inkriminuar, profiterë e komplotistë!" Dhe, shton: "Për fat të keq konfliktet akoma u thelluan edhe në terren, nuk kemi pasur disiplinë dhe udhëheqje të komanduara ushtarake". Të njëjtin mendim ka shprehur, madje, në mënyrë të përsëritur, edhe familjari i tij, Muhamet Kelmendi, ish-kryetar i LPK-së për Gjermani dhe anëtar i Kryesisë të LPK-së në Mërgatë.Këlmendët, Ibrahimi dh Muhameti, janë të një mendjeje se Kryesia e LPK-së së vjetër, themeloi UÇK-në për të luftuar armikun, pushtuesin.

Ndërsa, "banda e Hashim Thaçit, Azem Sylës, Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit, UÇK-në e vegjëlisë, e shëndrruan në "UÇK-e" fiktive, sabotuese të luftës", thonë ata. Ata shprehin dyshimin e bazuar se kjo kthesë ndodhi me ndërhyrjen konspirative dhe të spiunazhit nga shtete armike të Kosovës. "UÇK-ja" e LPK-së, e bandës të Hashimit me shokë, e cila nuk hyri kurr në luftë, më sjell në kujtesë vitet `60-a, kur grupi ynë ilegal, i kryesuar nga Kadri (0s)Mani,  themeloi "UÇK-në", me të gjitha resorët e saj. Por, mjerisht, ne, të gjithë rininë e kaluam burgjeve, ndërsa "UÇK-në" tonë nuk arritëm ta aktivizojmë në luftë me pushtuesin!"Ne nuk jemi kurrëfarë pacifistësh dhe as gandistë. Por, raporti i forcave, na imponon lëvizjen paqësore aktive",- ishte përgjigjur Presidenti Rugova një gazetareje famoze. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat