Paralajmërohen tensione në Kuvendin e Kosovës

Politika

Paralajmërohen tensione në Kuvendin e Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 24 nëntor 2017 Në ora: 20:01
Kuvendi i Kosovës

Qeverisë Haradinaj nuk i duket “shumë përshtatshme” të qëndrojë në kuvend, Ishte vetëm seanca e konstituimit të Qeverisë dhe rishikimi i buxhetit, ku në Kuvend ishin prezent pothuajse tërë kabineti qeveritar. Pastaj, ishte koha e zgjedhjeve komunale, kur kuvendi “pauzoi” dhe nuk kishte pothuajse asnjë seancë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, kishte vendosur, që të premten të mbajë seancën,  e cila  u shty të enjten si pasojë e bojkotimit nga pozita, e cila e lëshoi sallën.

Mirëpo, arrestimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti, ndikoi që kjo parti, të mos jetë e pranishme në seancën e cila ishte planifikuar.

Po ashtu, pozita përsëri mungoi, ndërsa e vetmja parti e cila ishte prezentë në kuvend ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila u tërhoq nga kuvendi, sepse nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për ta mbajtur seancën.

Kështu, Seanca u shty për të mërkurën e ardhshme.

Dështimi i dy seancave radhazi, si duket paralajmëron një bllokadë tjetër parlamentare e ngjashme me atë që ka ndodhur në kohën e qeverisjes Mustafa.

Deputetja e LDK-se Lirije Kajtazi ka thënë për  “Bota sot” se askush në emër të çfarëdo kauze, nuk ka të drejtë të pengojë punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës sepse i bën shërbim armiqve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat