Kusari-Lila tregon arysen pse PDK u largua nga seanca e Kuvendit, ja çka paralajmëron

Politika

Kusari-Lila tregon arysen pse PDK u largua nga seanca e Kuvendit, ja çka paralajmëron

Nga: Bota Sot Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 10:41
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga partia Alternativa Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar mosmbajten e dy seancave të Kuvendit radhazi.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Kusari Lila ka thënë se mosmbajtja e tyre, tregon mos funksionimin e qeverisë së pakicës.

“Sikur kjo qeveri të kishte numrat dhe të ishte më në koordinim, do  të duhet të ishte shumë më efektive dhe të tregonte këtë përbërje politike. Dje ishte tërësisht e pa arsyeshme  tërheqja e anëtarëve të Partisë Demokratike e përcjellë nga qeveria. Në fakt në prezantimin e deputetit Memli Krasniqi u tha se grupi Parlamentar i PDK-së do të tërhiqej, ndërsa ju bashkëngjit edhe grupi parlamentar i AAK-së dhe Nismës me përjashtim të deputetit Milaim Zeka, tregojnë që në fakt ata e miratuan një sjellje, e cila jo domsodoshmërisht, mundet me përkthy çfarëdo mesazhi. Mesazhi më i madh është bllokimi i institucionit më të lartë legjislativ të vendit, për arsye se ata konsiderojnë, se deklarata e ish gjyqtarit të EUELX-it është ofenduese dhe fyese, por në të njëjtën formë ata duhen ta mposhtin hijen e keqe që po ja vënë Kosovës. Këtë, ata duhet ta bëjnë me punë e  jo me bojkot”, është shprehur Kusari Lila.

Sipas saj, arsyeja kryesore e mosmbajtes, ishte vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova në Kosovë.

“Arsyeja e vërtetë, ka qenë ardhja e Kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova dhe bojkoti ka qenë në njëfarë mënyre për të, duke shprehur mos pëlqimin, e gjykatës speciale edhe pse PDK-ja vetë e ka votuar vazhdimin e mandatit të EULEXIT dhe ka votuar për themelimin e Gjykatës Speciale”, është shprehur deputetja Kusari Lila.

Mimoza Kusari Lila, gjithashtu ka thënë se ky bojkot, tregon një mungesë të pjekurisë politike, dhe shtetërore të pozitës në këtë rast, sepse ata, sipas saj, insistuan në themelimin e institucioneve ekzekutive, dhe tani po tregojnë që nuk kanë kapacitet dhe as përgjegjësi politike shtetërore për t'i udhëhequr këto institucione.

Ajo ka thënë se shpreson që Kuvendi t’i kthehet normalitetit, mirëpo sipas saj, arrestimi i tre deputetëve të VV-së, ka hapur rrugë për paqartësi.

“Po shpresojmë që Kuvendi t`i rikthehet normalitetit edhe pse arrestimi i tre deputetëve të Vetëvendosjes, në zyrë të kuvendit, veç ka hapur rrugën për paqartësi në Kuvend, nuk jam e sigurt se si do të vazhdojë puna në Kuvend. Unë publikisht e dënova vendimin e policisë për arrestim në dyer të Kuvendit, ato skena të këqija mund të evitoheshin nëse deputetët do të ndaleshin në vende tjera, e jo në Kuvend ku kishte më shumë ishte spektakël se sa që u vë drejtësi”, ka përfunduar ajo për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat