Kush duhet të jetë kryetar i ardhshëm i LDK-së?

Politika

Kush duhet të jetë kryetar i ardhshëm i LDK-së?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 29 nëntor 2017 Në ora: 21:00
LDK

Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhat Daci, ka dhënë vlerësimin e tij sa i përket udhëheqjes së ardhshme të kësaj partie. Për Nexhat Dacin, në krye të LDK-së duhet të vijë dikush me autoritet që nga fillimi i rugovizmit.

 “Dikush që ka pas autoritet prej fillimit të rugovizmit, edhe që ka tregu që edhe në udhëheqjen lokale, ka qenë dy tri herë kryetar i një komune shumë të rëndësishme, të Gjilanit për shembull”, ka thënë Daci gjatë një interviste për mediet vendore.

Image
Haki Rugova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, duke komentuar deklaratat e z. Nexhat Daci, ka thënë se është fakt që Haziri ka qenë pjesë që nga fillimi i rugovizmit dhe nuk është çudi nëse ai zgjidhet si i pari i LDK-së.

“Fryma rugoviane e ka pasur gjithmonë Lutfi Hazirin dhe e ka ende dhe në qoftë se ai zgjidhet kryetar i LDK-së, është e pritshme për partin pse jo, por normalisht duhet të jetë një konkurrencë brenda partisë në fillim, pasi që brenda subjektit tonë ka njerëz dinjitozë dhe seriozë që mund të bëhen shefa të LDK-së”-u shpreh Rugova për Bota Sot.

Por, nuk e ka mohuar mundësinë që Isa Mustafa të jetë sërish në krye të LDK-së, duke theksuar se nuk ka arsye, që ai të mos e vazhdojë mandatin e radhës si kryetar i LDK-së.

“Pse të mos jetë prapë Isa Mustafa shef i Lidhjes Demokratike, pasi që unë mendoj se ai ka punuar dhe vazhdon të punojë në mënyrën më të mire për LDK-në dhe ai po e dëshmon çdo ditë këtë punë të tij”,-tha më tutje Rugova.

Image
Leon Duhanaj

Në anën tjetër, analisti Leon Duhanaj, në prononcimin e tij për gazetën “Bota Sot”, tha se nëse LDK-ja e ndërron kryetarin, atëherë duhet ta zgjedh një kryetar të ri që nuk ka qenë pjesë e përçarjeve të mëhershme.

“Puna e frymës rugoviane, tashmë është bërë më shumë mjet manipulimi se sa që ka diçka thelbësore brenda saj. Për mendimin tim, nëse LDK-ja e ndërron kryetarin, atëherë do të duhej ta zgjedhë një kryetarë krejtësisht të ri, i cili nuk ka qenë pjesë e përçarjeve të mëhershme, si p.sh, z. Kujtim Shala apo të kalibrit të tij”,-u shpreh Duhanaj.

Ai i bënë thirrje Nexhat Dacit që të mos tentoj të fut përçarje të reja brenda LDK-së dhe që kjo parti duhet t’i zgjedhë organet e veta pa pasur ndikim nga jashtë.

“Ndërsa z. Dacit, do t'i sugjeroja të mos bëj përpjekje për të futë përçarje të reja. Puna e tij ka dhënë frytet të cilat i njohin të gjithë. LDK duhet t'i zgjedh organet e veta, pa pasur ndikim nga jashtë. A do bëhet z. Haziri, apo dikush tjetër, kjo nuk është relevante, sa është uniteti dhe transparenca në procesin e zgjedhjes”,- shtoi më tutje analisti Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat