Istogu shkon në rivotim, kështu do të veprojë KQZ-ja

Politika

Istogu shkon në rivotim, kështu do të veprojë KQZ-ja

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Lidhur me atë se si do të veprojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, se KQZ do të veprojë në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse.

Image
Valmir Elezi

“Komisioni qendror i zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse, ndërsa lidhur me modalitet tjera që i takojnë një procesi zgjedhor, do të vendoset nga ana e KQZ-së në mbledhjen e radhës”, ka deklaruar Elezi për “Bota sot”.

Kujtojmë që nga rezultati i zgjedhjeve në Istog fitues kishte dalë Gani Dreshaj nga AAK, por që për rivotim u vendos për shkak të manipulimeve me vota sipas provave të paraqitura nga LDK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat