Çlirimtarëve të rrejshëm iu ka rënë maska

Politika

Çlirimtarëve të rrejshëm iu ka rënë maska

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:43
Kosovë, 1999

Ata që dikur hoqën maskat para Serbisë, për ironi tani kanë vënë maskat para qytetarëve të Kosovës.

Si parantezë do theksuar se rruga për liri ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme për qytetarët e Kosovës. Mbase është e tepërt të shkruaj për vuajtjet dhe gjakun e derdhur për liri, jo pse është a panevojshme, por se liria po na vret më shumë se lufta.

Është ky realitet i hidhur, i cili po na lëndon dhe po na vret ëndrrat tona për një jetë të dinjitetshme. As pesimistët më të mëdhenj nuk do ta besonin se ata që thirreshin në emër të UÇK-së, me të marr pushtetin do ta “pushtonin “vendin e çliruar nga të vet-ashtuquajturit “çlirimtarë”.

Duke u përball çdo ditë me këtë realitet të hidhur, ku më e rënd se vdekja është jeta, më bën të dyshoj se këta që sot thirrën në emër të UÇK-së së lavdishme, kanë të bëjnë sado pak me idealet e saj. Kësaj ia shtojmë edhe faktin se dikur të “mëdhenjtë e UÇK-së”, ndërsa sot të “paprekshmit” e Qeverisë nuk u dëshmuan të kenë marr pjesë qoftë në një betejë të vetme në kohën e luftës. Në mungesë të fakteve, këta njerëz kanë zgjedhur propagandën e përvetësimit të dëshmorëve dhe luftës së tyre çlirimtare, për të pasuruar egot e tyre maniakiste për pushtet dhe pasuri.

Edhe pas 18 vjetësh në liri, asgjë nuk ka ndryshuar pozitivisht. Dita-ditës, gjërat vetëm sa po keqësohen, e kjo po ndikon në rritjen e numrit të qytetarëve që çdo ditë largohen nga vendi përmes formave dhe mënyrave të ndryshme, në të shumtën e rasteve edhe bizare. Në mungesë të perspektivës, po na ikë edhe truri i shoqërisë. Segmentet me të rëndësishme në shoqëri, ekonomia, arsimimi, shëndetësia, janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat