A mund të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale?

Politika

A mund të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale?

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:57
Selia e Gjykatës Speciale

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kishin kërkuar që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe zyrën e prokurorit të specializuar. 

Kërkesa e deputetëve të PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale nga avokati dhenjohësi i çështjeve juridike po konsiderohet si e vonuar dhe e përdorurpërfushatë elektorale.

Rreth kësaj çështje, iniciuesi i kryesor ikërkesës së PDK-së, Nait Hasani, në një prononcim për “Bota Sot”,ka thënë se kërkesa e tyre është në shqyrtim e sipër.

“Kërkesa rreth debatit parlamentarë për Gjykatën Speciale e kemi bërëkohëmë parë, ne jemi duke pritur dhe në vazhdim do të shohim për procedurat emëtutjeshme”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Avokati dhe njohësi i çështjeve juridike, Tomë Gashi,duke folur për “Bota Sot”, kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës po e konsideron si tejettë vonuar dhe që mundtë jetë përdorur për fushatë elektorale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat