Demarkacioni kauzë fiktive, Muhaxheri tregon se si heshti AAK për asfaltimin e rrugës Çakorr-Kuçishtë nga malazezët

Politika

Demarkacioni kauzë fiktive, Muhaxheri tregon se si heshti AAK për asfaltimin e rrugës Çakorr-Kuçishtë nga malazezët

Nga: Petrit Rudi Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 18:14
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë intervistës dhënë gazetës “Bota sot”, foto: Bota sot

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, çelës të fitores së tij e konsideron punën dhe angazhimin e madh të strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë komunë.

Gjatë kësaj interviste, Muhaxheri ka zbuluar detaje interesante rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të cilës s`po i gjendet zgjidhja ende.

Ai ka thënë, se ishte ndër të parët që e ka kundërshtuar versionin aktual,  derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte heshtur.

Image
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë intervistës me gazetarin e gazetës “Bota sot”, Petrit Rudi, foto: Bota sot

Kryetari i Pejës, ka zbuluar, se si pala malazeze kishte marrë aksion dhe e kishte asfaltuar rrugën Çakorr-Kuçishtë, por se kryetari i atëhershëm i Komunës nga AAK, Ali Berisha kishte heshtur.

Ndër tjera, në këtë intervistë Muhaxheri ka folur edhe për projektin “Borea”, “hakmarrjen” e Haradinajt pas fitores në Pejë, vrasjet politike, Gjykatën Speciale, liberalizimin e vizave, fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale, kandidimin për kryetar të LDK-së, etj.

“Bota sot”: Zotëri Muhaxheri, cili është çelësi i suksesit tuaj në udhëheqjen e Komunë së Pejës?

Gazmend Muhaxheri: Është puna e madhe që e kanë bërë edhe strukturat e partisë, por edhe puna e ekzekutivit të komunës që është bërë këto 4 vite. Me të marrë pushtetin, ne nuk jemi kënaqur që e kemi marrë pushtetin, por ne kemi bërë një angazhim të jashtëzakonshëm për qytetarët, për të përmbushur të gjitha obligimet që i kemi marrë si subjekt politik dhe unë si kryetar. Edhe këto katër vite është bërë punë e jashtëzakonshme, sa që edhe kundërshtarët më të mëdhenj politikë janë detyruar me pranuar se në Pejë është bërë një punë e madhe. Këtë e ka treguar edhe rezultati i zgjedhjeve.

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që sipas jush quan në fitoren tuaj pa balotazh?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat