Tahiri “godet” Haradinajn: Vet e ka dhënë premtimin e tash vet thotë s’kam datë për liberalizim!

Politika

Tahiri “godet” Haradinajn: Vet e ka dhënë premtimin e tash vet thotë s’kam datë për liberalizim!

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 2 dhjetor 2017 Në ora: 13:32
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës është në prag të tremujorit të formimit. E për një periudhë të tillë kohore, Ramush Haradinaj aktualisht kryeministër i Kosovës, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare bëri premtime të shumta, e ndër to ishte premtimi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë të izoluar.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për këtë periudhë kohore, edhe pse Haradinaj kishte premtuar.

Për këtë, politologu Ramush Tahiri mendon se liberalizimi nuk do të bëhet as edhe pas gjashtë muajsh të tjerë, edhe pse u premtua për tre muaj.

Image
Ramush Tahiri

“Unë mendoj se do të kalojnë edhe gjashtë muaj të tjerë dhe s’do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Premtimet janë premtime dhe si të tilla nuk janë detyruese, por dëshiruese aq më parë se nuk janë përcjellë me asnjë kushtëzim e as me fjalën e lënë peng. Ka kohë që qytetari nuk ka asnjë mekanizëm mbrojtës për vete e as mekanizëm, nëpërmjet të cilit i thërret apo i merr në përgjegjësi udhëheqësit e cilës do shkallë”, është shprehur ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Haradinaj e ka dhënë premtimin, por tani nuk jep datë për liberalizim.

“Vet e ka dhënë premtimin e tash vet thotë s’kam datë për liberalizimin, s’mund të spekuloj. Duket se udhëheqësve s’ju ka mbetur asnjë përgjegjësi ndaj askujt. Jo vetëm Haradinaj, të gjithë janë ashtu, edhe presidenti për FRK, edhe kryeparlamentari për demarkacion”, ka deklaruar politologu Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat