Avdullah Hoti bën një premtim në ditëlindjen e Rugovës

Politika

Avdullah Hoti bën një premtim në ditëlindjen e Rugovës

Nga: Bota Sot Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 13:42
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar për ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, ka thënë se subjekti i tij politik të vazhdojë të ndjekë filozofinë Rugoviane.

Hoti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka theksuar se LDK është partia më institucionale në Kosovë.

“Qasja dhe parimet që ndjek LDK e bëjnë atë partinë më institucionale në Kosovë. Parimi i ruajtjes së demokracisë, të qenit paqësor në veprime por të vendosur në qëndrime dhe bindjet politike që mbrojmë, nënkupton se filozofia Rugoviane është thellw e vendosur në mënyrën e të vepruarit të LDK-së”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, kjo formë e të vepruarit të LDK-së nuk njeh kompromise për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

“Kjo qasje e vendosur e LDK-së ka bërë që pavarësisht situatave të vështira që kemi kaluar, të ruajmë besimin e qytetarëve në LDK dhe filozofinë Rugoviane. Filozofia Rugoviane sot është bërë filozofi e të vepruarit politik që nuk kufizohet vetëm në LDK, por është e shoqërisë kosovare”, ka shtuar Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat