Paralajmërimi i Mehmetit: I akuzuari i parë nga Specialja do të jetë nga PDK-ja, SHIK-u do ta destabilizojë vendin - Bota Sot
Paralajmërimi i Mehmetit: I akuzuari i parë nga Specialja do të jetë nga PDK-ja, SHIK-u do ta destabilizojë vendin

Politika

E diel, 17 dhjetor 2017

Paralajmërimi i Mehmetit: I akuzuari i parë nga Specialja do të jetë nga PDK-ja, SHIK-u do ta destabilizojë vendin

Nga: Arbnore Zhushi Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 15:50
Gjykata Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka akuzuar së fundmi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për mospjesëmarrje në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se PDK është në gjendje që të kallë Kosovën, nga frika e Gjykatës Speciale, e cila pritet të ngrit aktakuzat e para së shpejti.

I të njëjtit mendim është shprehur edhe analisti i çështjeve politike Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti ka theksuar se PDK e ka dëshmuar se fati i saj është mbi çdo gjë, duke paralajmëruar rrezikun e destabilizimit të vendit nga kjo gjykatë.

“Pajtohem me mendimin e Glaukut se PDK është në gjendje të kallë Kosovën. PDK e ka dëshmuar shpesh herë se fati i saj është mbi çdo gjë, andaj ekziston rreziku real i destabilizimit të vendit nga Gjykata Speciale”, ka pohuar Mehmeti.

Sipas tij, i akuzuari i parë nga Specialja, do të jetë njëri nga anëtarët e PDK-së, që kjo e cila siç ka thënë ai, do të destabilizojë vendin nga SHIK-u.

“Në fakt, ngritja e aktakuzave të para (me gjasë do të jenë për anëtar ose liderin dhe ish-liderin e PDK-së), do të mund të destabilizonte vendin nga SHIK-u. Kjo e fundit po udhëheq PDK dhe kjo e rrezikon vendin shumë. Prandaj, duhet që qytetarët të mos bien pre e lojërave të PDK-së, që gjoja duhet mbrojtur lufta e UÇK-së. Secili e bart fajin për gabimet, pa u mbuluar nën flamurin e patriotizmit”, ka shtuar analisti Faton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test