Mbulimi i shpenzimeve për të akuzuarit nga Specialja, këto janë dy anët e medaljes - Bota Sot
Mbulimi i shpenzimeve për të akuzuarit nga Specialja, këto janë dy anët e medaljes

Politika

E premte, 15 dhjetor 2017

Mbulimi i shpenzimeve për të akuzuarit nga Specialja, këto janë dy anët e medaljes

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:53
Gjykata Speciale

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të mbulojë shpenzimet për mbrojtjen e personave të cilët do të akuzohen nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë, politologu Gurakuç Kuçi, ka thënë për “Bota sot” mbulimi i këtyre shpenzimeve nga Qeveria e Kosovës i ka dy anë të medaljes, e para është mundësimi i avokatit me pagesë nga shteti.

Image
Gurakuç Kuçi

“Çështja e mbulimit të shpenzimeve ka dy anë të medaljes; e para, nëse të akuzuarve në sistemin e brendshëm të drejtësisë u mundësohet të kenë avokatë me pagesë nga shteti, atëherë duhet edhe në këtë rast, por që këtu ka edhe shpenzime të tjera plus. Dhe pasi Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria ka pranuar që të akuzuarit potencial shtetas të Kosovës të gjykohen nga organe jo-vendore, prapë duhet të mbulohen shpenzimet, e sidomos nëse janë pjesëtarë të akuzuar nga UÇK-ja për krime lufte”, ka pohuar Kuçi.

Ndërsa, ana tjetër e medaljes sipas tij, është buxheti i varfër dhe se do të duhej që të bëhej një vendim seleksionues që t`ju mbulohen shpenzimet vetëm atyre që do të akuzohen për krime gjatë luftës.

“Por ana tjetër e medaljes është, se ne me këtë buxhet të varfër, vetëm për disa investime koti, paga të militantëve të punësuar, për numrin galopont të veteranëve, dhe pensione e subvencione tjera, e rendojmë me këtë, atëherë nuk mbetet gjë për ndonjë investim dhe për të ardhmen tonë, thjesht “buxhet që mbushet nga qytetarët, por nuk u takon qytetarëve”. Edhe më pak të dëshirueshëm këtë vendim e bënë mundësia kur kjo gjykatë nuk do gjykoj vetëm “krimet” e UÇK-së, por edhe krime që janë bërë pas lufte të cilat nuk vijnë nga UÇK-ja dhe duhet të paguajnë vetë ata që i kanë bërë dhe jo populli. Andaj, zgjidhja me e mirë do të ishte që vendimi të ishte më seleksionues, pra vendimi të përfshinte vetëm mbulim të shpenzimeve për ata që do të akuzohen për krime lufte në kuadër të periudhës së luftës”, ka përfunduar Kuçi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test