Diplomacia e “bajraktarëve”, për njohjet e Kosovës - Bota Sot
Diplomacia e “bajraktarëve”, për njohjet e Kosovës

Politika

E hënë, 11 dhjetor 2017

Diplomacia e “bajraktarëve”, për njohjet e Kosovës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 3 dhjetor 2017 Në ora: 19:58
Ilustrim

A duhet që politika e Jashtme e Kosovës dhe gjithë akteret tjerë të jenë kaq vetjakë kur është fjala për njohjen e Pavarësisë se Kosovës? Në këtë rrafsh e gjithë politika e Kosovës duhet të jenë më të bashkuar se kurrë kur është fjala për njohjet e Kosovës dhe shtetësisë se saj. Në lidhje më këtë, zyrtarë nga Ministria e Jashtme  kanë thënë se njohjet nuk janë për zyrtarë por janë për shtetin dhe këtu nuk ka merita individuale por sistemore.

Njohja e Pavarësisë se Kosovës nga Madagaskari ishte lajm i mirë për të gjithë, pasi erdhi në kohen kur Serbia po bënte propagande të tmerrshme kundër Kosovës dhe Pavarësisë se saj, e sidomos në disa shtete që e kanë njohur. Por, sikur edhe shumë njohje të tjera edhe ajo nga Madagaskari nuk ka kaloi pa përfshirjen e shumë akterve në të, ku secili dëshironte ti merrte meritat për vete. I pari që e beri këtë ishte ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, tani zëvendëskryeministër. Kjo njohje, mjaft e rëndësishme për Kosovën i ishte atribuuar si meritë edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ani pse i njëjti nuk është se ka bërë diçka për ta arritur atë.

Ditë më parë, zëvendës kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, i është gëzuar lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Madagaskari, ndërsa këtë njohje e ka cilësuar si mesazh për Serbinë dhe përpjekjet e saj, për ta dëmtuar Kosovën në nivel ndërkombëtar.

Në postimin në Facebook, Hoxhaj deklaroi se kjo njohje vjen në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht nga përpjekjet e liderëve serbë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht, bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test