Arsyet që çojnë Qeverinë Haradinaj drejt fundit

Politika

Arsyet që çojnë Qeverinë Haradinaj drejt fundit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 dhjetor 2017 Në ora: 21:02
Qeveria PANA-Lista serbe

“Vetëm pas shpalljes së listës nga Gjykata Speciale për personat që do të ftohen në hulumtim mund të ketë gjendje të re dhe, kjo mund të jetë fazë e ndryshimeve të mëdha”, ka deklaruar Skender Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po afrohet drejt 100 ditëshit të qeverisjes.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mocion mosbesimi për këtë qeveri, e cila kishte thënë se kjo do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve.

Sa i përket kësaj, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo qeveri nuk duhet të punojë as një orë më shumë se 100 ditëshi.

Madje ai i ka bërë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje që të fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë ‘Haradinaj’.

“LDK dhe Vetëvendosje të krijojnë një mosbesim, 100 ditshi është i mjaftueshëm”, tha Haziri. E kanë PDK-në brenda, as një orë nuk duhet ta lëmë qeverinë rehat pas 100 ditëshit”, është shprehur Haziri në emisionin Debat në televizion publik.

Gjithashtu, nënkryetari i LDK-së, tha se ishte premtuar se do të zgjidhen problemet kryesore të vendit, mirëpo ato nuk po sillen as në kuvend.

Sa i përket rrëzimit të qeverisë, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë dhe se kjo nuk mund të bëhet vetëm pse dëshiron dikush.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat