Avokati Tomë Gashi tregon kush mund të akuzohet nga Gjykata Speciale

Politika

Avokati Tomë Gashi tregon kush mund të akuzohet nga Gjykata Speciale

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:19
Avokati Tomë Gashi

Gjykata Speciale për Kosovën nuk ka te baj me ngritjen e aktakuzave, por bahen nga prokuroret ne kuader te kesaj Gjykate qe kane zyret ne Hage.

Keshtu ka thanë në Ditë Mbas Dite, avokati i njoftun, Tomë Gashi.

“Gjykata asht krejtesisht funksionale, vetem po priten veprimet e Prokurorise”, thote ai.

Avokati Gashi ka theksue se, te akuzuem potencialë munden me qenë shume kategori te personave, s’ka te baj me mbajtjen e funksioneve te caktueme.

“Pa marre parasysh a ka qenë ushtar i thjeshte apo komandant, mundet me qenë i akuzuem nga Prokuroria”, shprehet ai.

Ndër te tjera, Gashi konsideron se, deputetët me votimin e kesaj Gjykate ne Kuvendin e Kosoves, i kane ba keq vetes se tyne dhe Kosoves ne pergjithesi.

Gashi ne vazhdim ka sqarue se, personat qe kane qenë te akuzuem ma heret nga Gjykata e Hages dhe jane lirue nga ato akuza, ata s’munden me u akuzue per te njajtat akuza.

“Për vepra te tjera, munden me u akuzue”, sqaron Gashi.

Gashi e cileson kete Gjykate si raciste, sepse gjykon vetem per shqiptarët.

Ne fund, avokati Gashi ka thane se tash per tash juridiksioni i Gjykates Speciale asht i fokusuem ne krimet e luftes, ndersa nuk dihet nese ne te ardhmen kjo Gjykate ka me i gjykue edhe krimet e ndryshme ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat