Hoti: Ende nuk e kemi marr raportin e komisionit, NISMA nuk do ta votojë demarkacionin - Bota Sot
Hoti: Ende nuk e kemi marr raportin e komisionit, NISMA nuk do ta votojë demarkacionin

Politika

E martë, 12 dhjetor 2017

Hoti: Ende nuk e kemi marr raportin e komisionit, NISMA nuk do ta votojë demarkacionin

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
Ilustrim

Opozita e legjislaturës së kaluar kishte qëndrim të prerë kundrejt marrëveshjes së demarkacioni. Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes të demarkimit të Kosovës me Malin e Zi, kishin kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje, madje kishin organizuar edhe protesta të shoqëruara me gazlotsjellës për ta parandaluar ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Tani, pas ndryshimit të qeverisë dy partitë politike tashmë janë në pozitë,  kësisoj janë të “luhatura” edhe qëndrimet të tyre kundrejt ratifikimit apo mos ratifikimit të demarkacionit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e Kryeministrit aktual, nuk ka dashur të prononcohet për “Bota sot” në rast se do të votojnë për këtë marrëveshje, ndërsa partia bashkëqeverisëse e tyre shprehen se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar.

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë për “Bota sot” se qëndrimi i NISMA-s, është i pandryshuar.

Image
Enver Hoti

Hoti ka treguar se raporti me shkrim nuk ka shkuar në dorën e tyre, mirëpo ata qëndrojnë prapa qëndrimit të mëhershëm.

“Raporti me shkrim ende nuk na ka ardhur, pra raporti i Komisionit si Grup Parlamentar, domethënë si deputet, ne  ende nuk e kemi marrë raportin e komisioni aktual i cili edhe i ka bërë vlerësimet e punës. Ne e kemi qëndrimin e pandryshuar, versionin i bërë nga marrëveshja e ish- qeverisë së Kosovës me Malin e Zi nuk do ta përkrahim. Ne qëndrojmë me qëndrimin e mëhershëm, nuk do të ndryshojmë” ka deklaruar Hoti.

Kryeministri Ramush Haradinaj, dje ka dërguar për procedim në kuvend marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të nënshkruar në Vjenë nga ish-ministri i jashtëm, Hashim Thaçi dhe ai i brendshëm, Skender Hyseni si dhe të bashkangjitur janë të gjeturat e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test