“Kosova t’i nënshtrohet Vetingut”

Politika

“Kosova t’i nënshtrohet Vetingut”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 22:59
Ilustrim

Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit është kërkuar që të ketë procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Po ashtu, është kërkuar që Kosova të bëjë veting siç ka bërë Shqipëria

Njohësi i çështjeve juridike, Lirim Zorra ka thënë për “Bota sot” se duhet që të bëhet kontrolla e pasurisë pasi që shumica e zyrtarëve kanë keqpërdorur pozitat e tyre përmes korrupsionit dhe  formave të tjera.

Image
Lirim Zorra

“Çdo proces  i kontrollës së të kaluarës dhe prejardhjes së pasurisë duhet të bëhet sepse  përmes kësaj  mund të vërehet pastërtia e indeve në fushën politike dhe juridike, sepse është bindja që  shumica e tyre kanë keqpërdorur pozitat e tyre përmes korrupsionit dhe formave të tjera”, ka potencuar ai.

Gjithashtu, Zorra ka thënë se legjislativi  dhe ekzekutivi nuk e duan procesin e Vetingut pasi që mund të mos kenë dëshmi për prejardhjen e parave të tyre.

“Ky  proces  është dashur të ndodhë që nga viti  2000, mirëpo, vetë legjislativi  dhe ekzekutivi kosovare nuk dëshirojnë një proces të tillë, ku ekspert të pavarur vendor dhe ndërkombëtar do të kishin qasje në shumë burime, xhirollogari dhe  elemente tjera të cilat  mund të dëshmojnë për mos pasje të dëshmive për  prejardhjen e këtyre parave”, ka thënë Zorra për “Bota sot” 

Ai nuk ka shpresë se do të ndodh një proces i tillë në Kosovë edhe në Shqipëri, pasi që vetë i korruptuari nuk do të synojë të miratojë një ligj i cili e dërgon në burg apo ja merr pasurinë.

“Mirëpo  edhe në Shqipëri procesi është në fillim të tij ende nuk ka masa apo kontrolla sepse të korruptuarit me çdo kusht  dëshirojnë të bllokojnë këtë proces sepse jeta e tyre institucionale përfundon po ashtu  benifitet  që ju kanë sjellë këto pozita i kanë shtrire edhe në familjet e tyre me punësime dhe hapje të firmave të cilat përfitojnë tenderë andaj unë nuk kam shprese se as në Shqipëri dhe as në Kosovë një proces i tillë real do të ndodh sepse vetë i korruptuari nuk do të synojë të miratojë një ligj i cili e dërgon në burg apo ja merr pasurinë”, ka përfunduar Zorra për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat