Ambasadorët, kërkesa institucioneve për luftë ndaj korrupsionit

Politika

Ambasadorët, kërkesa institucioneve për luftë ndaj korrupsionit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:58
Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të mbetet nder sfidat më të mëdha që vendi ka përpara, derisa luftimi i korrupsionit po kërkohet vazhdimisht nga përfaqësues të BE-së dhe ambasadave në Kosovë.

“Java Kundër Korrupsionit” që ka filluar në vend, ka mbledhur ambasadorët e Quintit në Kosovë, të cilët kanë kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe në të njëjtën kohë të fuqizohet sundimi i ligjit.

Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka thënë se luftimi i korrupsionit nga Kosova është hap që duhet bërë në kuadër të rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Apostolovës, korrupsioni duhet të çrrënjoset plotësisht nga institucionet publike.

Ndërsa, Ehat Miftaraj nga Betimi për Drejtësi, ka treguar për gazetën “Bota sot” se edhe zyrtarisht ka filluar java kundër korrupsionit qe organizohet nga Koalicioni i OJQ-ve.  Në fjalimet hyrëse, pa dallim, ambasadorë të Quintit dhe Shefja e BE-së, kanë treguar edhe një herë kërkesën për luftë kundër korrupsionit dhe se mbetet ky mbetet kusht për liberalizimin e vizave.

“Këtë vit organizimi i kësaj jave prek tema specifike si rezultat i monitorimit praktik të rasteve të korrupsionit nga Koalicioni i OJQ-ve.  Këto raste dëshmojnë se akterë të lartë të sistemit të drejtësisë, janë të përfshirë në raste të korrupsionit dhe se si vet ky sistem i amniston të njëjtit, duke mos i hetuar fare apo duke bërë hetime sa për sy e faqe.  Ky vit dëshmon kultivimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në rastet kur akterët e sistemit të drejtësisë bien në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka shtuar se me një qasje të tillë edhe liberalizimi i vizave do të mungojë, derisa luftimi i korrupsionit në Kosovë është selektiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat