Kelmendi: Akuzat ndaj Veselit dhe Thaçit për dhënien e urdhrit për vrasjen e Komandant “Drinit”, mesazh për organet e drejtësisë

Politika

Kelmendi: Akuzat ndaj Veselit dhe Thaçit për dhënien e urdhrit për vrasjen e Komandant “Drinit”, mesazh për organet e drejtësisë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:08
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Deklarata e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, e cila ka akuzuar kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidentin e shtetit, Hashim Thaçi për dhënien e urdhrit për vrasjen e Ekrem Rexhës, “Komandant Drinit”, thellon dyshimet se këta persona kanë qenë me të vërtetë të përfshirë në këto vrasje.

Kështu ka thënë njohësi i sigurisë, Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

“Mendoj se kjo e thellon pak më shumë dyshimin se këta njerëz mund të kenë qenë prapa vrasjeve të mundshme, me theks të veçantë ndaj Kadri Veselit, sepse ai ka organizuar një organizatë kriminale, e cila kurrë nuk i ka bërë llogari institucioneve shtetërore. Puna e saj ka qenë shumë enigmatike dhe gjithçka ka qenë nën terr, prandaj kjo është një mesazh të fuqishëm se organet e drejtësisë për të ndërmarrë masa”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”.

Por, Kelmendi ka theksuar se edhe ata deputetët, të cilat kanë dyshime apo fakte për vrasje të pasluftës, ato duhet paraqitur të organet e drejtësisë.

“Është mirë që deputetët deklaratat e tyre, dyshimet apo faktet i tyre t’i deponojnë në organet e drejtësisë, pavarësisht se në Kosovë drejtësia është hallka më pak funksionale e shtetit”, ka thënë ai.

“Megjithatë, duhet thënë edhe një fakt se njerëzit edhe nëse kanë pasur fakte kanë hezituar për t’u paraqitur në gjykatë, qoftë në kohën e UNMIK-ut apo edhe të institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, për faktin se kanë qenë viktimat dëshmitarët apo njerëzit që kanë ofruar dëshmi dhe për fat të keq deri më sot nuk mbaj mend të ketë ndonjë rast që është zbardhur, pavarësisht se çfarëdo lloji fakti të kenë qenë”, ka shtuar Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat