Deputeti i VV-së: Ministrat e Haradinajt dështuan me Projektligjin më të rëndësishëm të vitit - Bota Sot
Deputeti i VV-së: Ministrat e Haradinajt dështuan me Projektligjin më të rëndësishëm të vitit

Politika

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Deputeti i VV-së: Ministrat e Haradinajt dështuan me Projektligjin më të rëndësishëm të vitit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:53
Mbledhje e mëhershme e Qeverisë PANA-Lista serbe

Ndonëse në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, që u mbajt në orët e paradites së sotme, kryeministri Ramush Haradinaj, kërkoi nga ministrat që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së Kuvendit, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në seancën plenare, në të cilën u diskutua Projekligji për Buxhetin e vitit 2018, morën pjesë vetëm dy nga ministrat njëzetetre ministrat e Haradinajt.

“Është mirë që të jeni në Kuvend, që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Ju lus, sepse është mirë që ministrat të jenë, sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”, ishte kërkesa e Haradinajt drejtuar ministrave.

Por, kërkesa e tij u përfill vetëm nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj.

Për mospjesëmarrjen e ministrave në seanca plenare, kritika ka hedhur ish-zëvendësministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i cili në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinajt nuk po ia varin as ministrat e tij.

“Edhe pse e kishte kërkuar këtë shprehimisht sot në mbledhjen e kabinetit, duket se Kryeministrit Haradinaj nuk ja “varin” madje as ministrat e tij. Unë shoh vetëm dy ministra prezent në seancën e Kuvendit! E pse atëherë do të duhej që populli ti shkoj pas kësaj qeverie totalisht të pa-kredibilitet?”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Akuza në drejtim të Qeverisë, gjegjësisht kryeministrit Haradinaj, ka hedhur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.

Image
Faton Topalli

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Projektligji për Buxhetin, është më i rëndësishmi.

Topalli e ka quajtur papërgjegjshmëri totale dhe fillim të keq, mospjesërmarrjen e ministrave, gjegjësisht të kryeministrit në seancën për Buxhetin.

“Dje dhe sot është diskutuar Projektligji më i rëndësishëm i vitit, një projektligj i cili përcakton në masë të madhe kahjen e zhvillimit në Kosovë, por tregon edhe cilat do të jenë politikat e Qeverisë për zhvillimin ekonomik. Deputetët gjatë kritikave të tyre, do të duhej që t’i kishin pranë ministrat  dhe kryeministrin për t’iu dhënë përgjigje në pyetjet që ata shtrojnë, gjë që nuk po ndodhë. Mendoj se është një papërgjegjësi totale e Qeverisë, duke filluar nga kryeministri e deri te ministrat tjerë, për të mos qëndruar në sallën e Kuvendit, ku aty po diskutohet për planin qeverisës, konkretisht për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Kjo është një papërgjegjshmëri vërtetë totale dhe është një fillim i keq i një qeverie të re e cila pretendon për ndryshime”, ka deklaruar për “Bota sot”, deputeti i Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test