“Partnerët e koalicionit nuk i përkrahin politikat e Qeverisë”

Politika

“Partnerët e koalicionit nuk i përkrahin politikat e Qeverisë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 21:51
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Gjatë seancës së sotme Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të miratojë projekt-buxhetin për shkak të mungesë së kuorumit, pasi kanë votuar vetëm 58 deputetë nga 61 sa duhet të jenë gjithsejtë. Këtë seancë të Kuvendit  e kanë bojkotuar partitë opozitare.

Analisti Mentor Tahiri ka thënë për “Bota sot” se mos miratimi i projekt-buxheti nga Kuvendi i Kosovës ka vërtetuar brishtësinë të cilën e ka qeveria e Kosovës dhe se më këtë duhet qartë se vetë partnerët e koalicionit nuk e përkrahin politikat e qeverisë.

Image
Mentor Tahiri

“U vërtetua gati më fuqishëm se asnjëherë, se në çfarë pozite të brishtë gjendet kjo qeveri. Pamundësia për miratuar projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, tregon se është shumë diskutabile nëse prapa ekzekutivit të vendit, qëndron vërtetë një shumicë parlamentare. Duket qartë se edhe vetë partnerët e koalicionit nuk janë shumë të përkushtuar për të përkrahur politikat e qeverisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që projekt-buxheti të hedhet edhe njëherë në votim e nëse nuk arrihet që të sigurohen 61 vota qeveria duhet të bëj koncesione.

“Rregullorja e Kuvendit, parasheh që projekt-buxheti sërish të hedhet në votim, por nëse eventualisht ka edhe njëherë pamundësi për të siguruar 61 vota, atëherë qeveria duhet të bëj koncesione sa i përket kërkesave të opozitës. Në këtë drejtim, më së shumti priten koncesione ndaj kërkesave të LDK-së, subjekt ky i cili po tregon se është politikisht më i pjekuri kur bëhet fjalë për aspektet e planifikimeve financiare-buxhetore”, ka përfunduar Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat