Deputetët ia përmendin Haradinajt punësimin e dhëndrit, ja si përgjigjet ai - Bota Sot
Deputetët ia përmendin Haradinajt punësimin e dhëndrit, ja si përgjigjet ai

Politika

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Deputetët ia përmendin Haradinajt punësimin e dhëndrit, ja si përgjigjet ai

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka prezantuar programin qeverisës për mandatin katër vjeçar.

 Ai tha se programi qeverisës 2017-2021 është i ndërtuar mbi shtyllën e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik, politika e jashtme dhe integrimet euroatlantike.

 Haradinaj; Do ta reformojmë sistemin e drejtësisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit

  “Programi i Qeverisë për vitet 2017-2021 është i ndërtuar mbi këto shtylla. Sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, integrimet euroatlantike dhe zhvillimi sektorial. Sa i përket sundimit të ligjit objektiv i qeverisë është që korrupsioni, rrjetet kriminale të ballafaqohet me fuqinë e shtetit ligjor. Do të ndryshojmë dhe avancojmë kornizën ligjore në fushën penale dhe do bëjmë rishikim të plotë sektorit të sundimit të ligjit. Institucionet e zbatimit të ligjit do të reformohen dhe avancohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, krimit trans nacional dhe terrorizmit. Ndërsa menaxhimi i kufijve do të arrij të arrij standardi evropian. Do të reformohet sistemi gjyqësor, do të zgjidhen rastet e shumta që kanë vonesa të mëdha në trajtim. Shpresoj po ashtu që të rregullohet edhe imuniteti i deputetëve që të mos i shohim si tani që shohim deputetët me pranga në gjykatë”, tha Haradinaj .

Ai theksoi se synojnë që rritja ekonomike të jetë mes 5 dhe 7 për qind.

Haradinaj tha se  rritja ekonomike do të ndikojë në rritjen e pagave ndërsa sa i përket dialogut  me Serbinë, Haradinaj dha se do ta mbyllin suksesshëm këtë proces.

Ai tha se  do ta transformojnë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Duke marr fjalën pas prezantimit të programit të Qeverisë, ishte shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, i cili tha se kjo është e vetmja Qeveri në botë, që kanë pasur rast ta shqyrtojnë buxhetin para programit qeverisës, sepse një gjë të tillë nuk e gjen  askund në botë.

 Konjufca nuk e la pa ia përmendur Haradinajt punësimin e dhëndrit të tij duke thënë se në programin e qeverisë thuhet se do ta luftojnë nepotizmin, derisa janë shumë  të shqetësuar se posa erdhi Haradinaj në krye të Qeverisë, avancoi dhëndrin e tij, Liridon Dervishaj

Konjufca: Në program thuhet do ta luftojmë familjarizmin, e në Sigurime emërojnë dhëndrin e kryeministrit?

“Nuk ka asgjë në këtë program 140 faqesh, asgjë përpos listim të dëshirave të mira dhe të bukura dhe përpos shpjegimit të nevojave të qytetarëve të Kosovës. Ky për shpjegim të nevojave është shumë i saktë, qytetarët kanë nevojë për punësim, shumë e saktë, varfëria na myti është e vërtetë, nuk ka asnjë plan asnjë strategji se qysh ne do të vijmë deri të ngritja ekonomike 7 për qind, sundimi i ligjit e tjera....Tjetra, luftimi i nepotizmit edhe i këtyre gjërave familjarizmeve, e tjera. Qytetarët i ka dëshpëruar emërimi i Liridon Dervishajt  në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Kjo ka lënë një shije të keqe, kjo është në kundërshtim me programin që thotë se do të luftohet nepotizmi dhe familjarizmi”, theksoi Konjufca.

Ndaj kësaj qka tha Konjufca flajën e ka marr kryeministri Haradinaj, i cili tha se nuk e ka ditur se burri i motrës së tij është emëruar në atë detyrë.

Haradinaj: Në media e kam marrë vesh se u emëru burri i motrës

 “Edhe unë nuk jam ndjerë mirë kur është emëruar ky Liridoni. Liridoni është burri i motrës teme Antigonës, por e kam marrë vesh në media, punon bukur gjatë në sigurime, është pozicion i vështirë ndonjëherë t’ia privosh dikujt mundësinë për ndonjë punë vetëm pse ke lidhje familjare. Është burri motrës, e ka jetën e vet, mund të dëgjon, mund të mos dëgjon, por e kam marrë vesh ju siguroj masi ka ndodhur. Është zor t’ia privosh dikujt, unë e kam vëllaun deputet, Dautin, por nuk kam çka i bëjë, kur ka qenë kiameti thoshin shyqyr që jeni, e kam pas dajën, po i ka marrë votat”, tha Haradinaj.

Por, përsëri Konjufca, replikoi ndaj kryeministrit, duke thënë se tjetër gjë është emërimi, e tjetër gjë është zgjedhja nga votat e popullit.

 Konjufca: Dauti e Lahia janë mat në popull, e Liridoni është emëruar

 “Në botën demokratike ekziston një dallim i qartë, dallimi mes përfaqësuesit të zgjedhur dhe postit publik të emëruar, kur të bënë dikush pa vota të qet qaty dhe votave që del dhe i merr votat. Daut Haradinaj ka dal në popull, Lahi Brahimaj ka dal në popull dhe u testu, ka marrë 8 mijë vota, i ka marrë 20 mijë vota, sado që kanë marrë, dhe është post i merituar sepse qytetari po të vendos aty. Ama posti për të cilin unë fola, nuk e ka çu dorën askush, është i emëruar drejtpërdrejt. Tash dyshimi ku është, ky Liridoni ka mund të jetë djalë i zoti edhe pa ardhur Qeveria në fjalë. Pra a është e rëndësishme që ky merr njërën nga pozitat me të rëndësishme, sepse fondi që po flasim ne do të jetë fondi i tretë me më së shumti para, do të jetë menaxheri që do të menaxhojë miliona euro, dhe po sa vjen kjo Qeveri ai emërohet aty, ky është problemi”, tha Konjufca.

Seanca po vazhdon ende me diskutimet për programin qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test