Ndërhyrja e Rusisë në dialogun e Brukselit shkakton luftë në Ballkan - Bota Sot
Ndërhyrja e Rusisë në dialogun e Brukselit shkakton luftë në Ballkan

Politika

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Ndërhyrja e Rusisë në dialogun e Brukselit shkakton luftë në Ballkan

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 7 dhjetor 2017 Në ora: 21:18
ilustrim

Institucionet e Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet të pajtohen që në tryezën e bisedimeve të ardhshme në Bruksel në mes së Kosovës dhe Serbisë, të jetë i ulur edhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ndërmjetësimin e Rusisë në bisedimet e Brukselit po e kërkojnë njerëz në Beograd, pas që kryeministri Haradinaj zyrtarisht ka kërkuar ndërmjetësimin e SHBA-ve në këtë proces.

Institucioni i Presidencës dhe Qeveria e Kosovës nuk i janë përgjigjur gazetës “Bota sot”, kur janë pyetur se a do pranojnë ato që në bisedimet e ardhshme të Brukselit të jenë prezent edhe zyrtarë rus.

Por, deputet të kuvendit dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se institucionet duhet të jenë kategorik kundër këtij ndërmjetësimi.

“Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të përfshihet Rusia në këtë proces. Pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur. Ne duhet të bisedojmë me Serbinë si dy vende fqinje për të zgjidhur çështjen ndërshtetërore, si dy vende që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian”, thotë për gazetën “Bota sot”, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test