Serbia i mbanë të fshehta varrezat masive të shqiptarëve

Politika

Serbia i mbanë të fshehta varrezat masive të shqiptarëve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 dhjetor 2017 Në ora: 21:28
Emrat e të zhdukurve shqiptarë

Ende nuk dihet a do të vazhdojnë të zhvillohet bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe në çfarë niveli do të shkohet në bisedime, pasi që nga partitë opozitare në Kosovë është kërkuar që më Serbinë mos të dialogohet vetëm në nivel presidentësh. Shumë herë është diskutuar që çështja e të pagjeturve të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë. Po ashtu, është kërkuar që të behet presion më i madh nga ndërkombëtaret ndaj shtetit serb për gjetjen e 1658 personave për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Familjaret e të pagjeturve, deri më tani janë shprehur se janë mjaft të zhgënjyer me punën e paktë që është bërë për familjaret e tyre. Ata shpesh kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare, që ndaj Serbisë të kërkohet urgjentisht të tregojë për trupat e pa gjetur dhe varret masive që Serbia e di mirë se ku janë.

Gjetaj: Cështja e të pagjeturve të diskutohet në Bruksel

Prenk Gjetaj, kryetar i  Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit ka thënë për gazetën “Bota sot” tha se çështja e të pagjeturve duhet të diskutohet edhe në bisedimet e Brukselit.

“Normalisht se kërkesa e familjareve jo vetëm që është mendim por edhe kërkesë e tyre sepse ata mendojnë se çështja e të pagjeturve gjegjësisht personave të zhdukur të jetë në agjendën e bisedimeve ndonëse ne nuk e dimë se do të këtë bisedime dhe se në çfarë formati po të bëhen, por vazhdimisht kanë kërkuar që kjo çështje të jetë në agjendën e bisedimeve  ku edhe të dialogohet edhe për çështje të tjera politike duke u nisur nga fakti personat e gjetur tashmë kanë kaluar si çështje politike sepse ndonëse nuk po japin rezultatet aq sa duhet këto format e bisedimeve apo dialogu të zhvillohet në kuadër ndërmjet dy vendeve me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar” ka thënë Gjetaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat