Mos miratimi i buxhetit futë vendin në krizë qeveritare

Politika

Mos miratimi i buxhetit futë vendin në krizë qeveritare

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 dhjetor 2017 Në ora: 21:49
Seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka dy ditë që në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar për projekt-buxhetin për vitin 2018, i cili të mërkurën është hedhur në votim, por nuk arriti t`i marr 61 votat mjaftueshme. Për këtë arsyeje u vendos që  në seancën e sotme të vazhdohet debati për projektbuxhetin, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi kryeparlamentari Kadri Veseli, ka vendosur që seanca e radhës për buxhetin të mbahet të dielën.

Njohës i çështjeve juridiko-financiare nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, Burim Haliti ka thënë për “Bota sot” se mos miratimi i projekt-buxhetit nuk sjellë destabilizimin e qeverisë, pasi që mund miratohet deri në ditën e fundit.

Image
Burim Haliti

"Buxheti si kategori financiare ka rëndësi të madhe në funksionimin e mirëfilltë të shteteve bashkëkohore, sepse nga miratimi apo mosmiratimi i tij varet edhe fati i qeverisjes së vendit. Rasti i mos miratimit të projektligjit në Kuvendin e Kosovës, nuk paraqet ndonjë rrezik potencial në destabilizimin e qeverisë, sepse akoma jemi brenda vitit buxhetor dhe buxheti mund të miratohet deri në ditën e fundit të vitit fiskal i cili është edhe vit kalendarik (31 dhjetori). Mosmiratimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2018 në leximin e parë më shumë nënkupton jostabilitet politik qeverisës, sesa që paraqet rrezik për funksionim të institucioneve, sepse për tu paraqit ky rrezik duhet të kalojë viti fiskal – buxhetor”, ka thënë Haliti për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se mosmiratimi nga 61 deputet deri në fund të viti nënkupton kalimin nga kriza politike në krizë qeveritare nga data 1 janar.

“Kuvendi duhet që deri më 31 dhjetor të vitit fiskal të miratojë projektligjin për buxhetin sepse mosmiratimi nga 61 deputet deri në këtë afat nënkupton kalimin nga kriza politike në krizë qeveritare nga data 1 janar. Procesi i miratimit të buxhetit në shtetet moderne nuk është vetëm detyrë dhe obligim i mazhorancës por është një unitet i partive parlamentare dhe duhet të konsiderohet si i tillë, prandaj në sistemin tonë parlamentar duhet instaluar kultura që të projektohen buxhete të cilat ndikojnë në të mirën e përgjithshme, në mënyrë që buxheti të ketë përkrahje të partive të mazhorancës dhe opozitare", ka përfunduar Haliti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat