Rexhep Selimi: Hashim Thaçi në gjendje të rëndë shpirtërore

Politika

Rexhep Selimi: Hashim Thaçi në gjendje të rëndë shpirtërore

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 09:12
Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi, në një fjalim para FSK-së, theksoi se ka ardhur koha që misionet e huaja të largohen në Kosovë.

“Besoj ka ardhur koha që disa nga institucionet tona duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe vetëbesim. Mungesa e dijës dhe e guximit për të kryer detyrën me nder, nuk mund të justifikohet. Prandaj mesazhi im i qartë për të gjithë zyrtarët që e duan punën e tyre dhe shtetin tonë është: Zbatojeni ligjin plotësisht dhe pa dallim, sepse kështu nuk do t’i japim askujt pretekst për të pretenduar vazhdimin e misioneve në pafundësi. Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim përfundimin e plotë të mandatit aktual të misionit EULEX. Nëse deri tani kemi folur për tranzicion, për tkurrje, ne tani duhet të flasim menjëherë për fazën përmbyllëse. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e qytetërimit të civilizuar evropian dhe jemi të përkushtuar t’i mbrojmë vlerat perëndimore, që i kemi trashëguar nga të parët tanë”, ka thënë Thaçi.

Por lidhur me këtë deklaratë të presidnetit, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Presidenti Thaçi është në gjendje të rëndë shpirtërore dhe se ato deklarata nuk duhej thënë para FSK-së.

“Thaçi po duket që po kalon një krizë jo vetëm politike. Gjendja e tij e rëndë edhe shpirtërore e bën atë të bëjë deklarata te tilla pa lidhje. Së paku në prani të ushtarëve të FSK-së ai nuk do te duhej të mos e vlerësonte prezencën ushtarake të NATO-së në Kosovë”, tha Selimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat