Pse pritet të rrëzohet shumë shpejt qeveria?

Politika

Pse pritet të rrëzohet shumë shpejt qeveria?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:48
Bajram Gecaj

Mos arritja e sigurimit të votave për kuorum në seancën e së mërkurës ku u hodh në votim Projektligji për buxhetin tregon se qeveria i ka ditët e numëruara.

Kështu thotë anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

“LDK e ka bërë të qartë se nuk do ta votojë këtë buxhet. Ndërsa kjo qeveri që nga fillimi ka qenë qeveri shumë fragjile, e varur nga 61 pjesëtarët e 24 partive politike, duke përfshirë varshmërinë e plotë edhe nga Lista Serbe, e që rrjedhimisht nënkupton edhe varësinë nga vete Beogradi”, tha Gecaj për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo qeveri nuk do t’i sjellë asnjë të mirë këtij vendi, pos kënaqjes se apetiteve personale e grupore të pjesëtareve të saj.

“Është me se e domosdoshme që kjo qeveri të iku sa më shpejt që është e mundur”, shtoi Gecaj.

Ndryshe, në seancën e se mërkurës qeveria nuk ka arritur që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të bërë kuorumin për të votuar Projektligjin e buxhetit për vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat