Mehmeti: Veseli po nxit konflikt në Kuvend

Politika

Mehmeti: Veseli po nxit konflikt në Kuvend

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:00
Kadri Veseli

Në seancat e mbajtura këtë javë në Kuvend, u diskutua për projektbuxhetin për vitin 2018 dhe për çështje të tjera.

Por, sikur edhe në seanca të mëhershme, edhe këtë javë u diskutua për çështje jashtë rendit të ditës nga deputetët. Madje mes tyre, pati edhe përplasje për tema të ndryshme.

Se sa është e arsyeshme që të diskutohet jashtë rendit të ditës dhe që të shihen përplasje mes deputetëve, të cilët janë të zgjedhur nga populli, në Kuvend, analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se deputetët po harrojnë se janë aty për çështje me interes për qytetarët dhe po e shndërrojnë Kuvendin në vend për të sqaruar inatet personale.

Image
Faton Mehmeti

“Kuvendi po shndërrohet në vend të sqarimit të inateve personale.Deputetët po harrojnë se janë aty për çështje në interes të qytetarëve e jo për të personalizuar gjërat.Kujtoj se faji qëndron tek kryetari i Kuvendit i cili jo vetëm që i lejon deputetët të flasin për tema jashtë rendit të ditës, por edhe vet është bërë palaço me veprimet e tij”, ka vlerësuar Mehmeti.

Sipas tij, fajin kryesor e ka kryetari i Kuvendit, i cili i lejon deputetët dhe flet edhe vetë për tema jashtë rendit të ditës.

“Veseli po nxit konflikt në Kuvend me gjuhën e tij arrogante dhe ofenduese, në vend që të jetë kryetar i unitetit. Kjo po e dëmton shumë produktivitetin në Kuvend, duke e shndërruar atë në cirk. Kjo i dëmton dhe dëshpëron qytetarët, të cilët janë të etur për të parë produktivitet për çka edhe i kanëçliruar deputetët. Besoj se kryetari i kuvendit duhet të ndërgjegjësohet dhe të pastrojë fjalorin e tij, dhe mos t'i lejojë të tjerët të dalin jashtëtemës së ditës”, ka deklaruar FatonMehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat