Hoti “godet” Qeverinë për listat e veteranëve

Politika

Hoti “godet” Qeverinë për listat e veteranëve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:54
Avdullah Hoti

Qeveria e Republikës se Kosovës ende nuk ka formuar një komision për rishikimin e listave të veteranëve të UÇK-së , të cilët do t'i kushtojnë 100 milionë euro buxhetit të vendit.

Për këto lista ka pasur akuza se nuk janë aspak reale, sepse aty janë futur njerëz që nuk kanë luftuar fare e as nuk kanë qenë pjesëmarrës në luftë.

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës nuk është se presin shumë nga Qeveria që të zgjidh problemet me listat e veteranëve, derisa kanë thënë se kjo qeveri nuk ka fuqi e as vullnet për të kryer një reformë të tillë.

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së ka thënë për gazetën “Bota sot”, se veteranët e luftës janë kategori e veçantë e shoqërisë së Kosovës.

Sipas tij, ata paraqesin historinë e lavdishme të Kosovës.  Hoti ka theksuar se klasifikimi i veteranëve të luftës duhet të bëhet sipas ligjit të miratuar në Kuvend.

“Duhet zbatuar ligji plotësisht. Gjerësisht është pranuar se listat janë të fryra dhe të manipuluara. Organet përgjegjëse duhet të kryejnë punën e tyre për verifikim të këtyre listave. Qeveria ekzistuese nuk ka fuqi dhe vullnet për të kryer këtë reformë”, ka thënë Hoti për “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat