Lënda “Monstra”, grusht Ali Ahmetit dhe partisë së tij

Politika

Lënda “Monstra”, grusht Ali Ahmetit dhe partisë së tij

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:12
Ali Ahmeti, BDI

Vendimi i Gjykatës Supreme për rikthimin e lëndës "Monstra, nga fillimi dhe lirimin e të akuzuarve shqiptarë, që të mbrohen në liri është pritur me përkrahje të madhe nga opinioni i gjerë në Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptarë.

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni vlerësojnë se shumë raste tjera të proceseve të montuara gjyqësore në dëm të shqiptarëve, organet gjyqësore nuk gëzojnë pavarësinë e tyre, por funksionojnë nën rekomandime të partive politike.  

Sipas tyre, lirimi i të burgosurve shqiptarë "Monstra", i jep një grusht të fortë sidomos partisë së Ali Ahmetit, për paaftësinë e tyre qeveritare.

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Zudi Xhelili duke folur rreth vendimit për lirimin e shqiptarëve të akuzuar për rastin “Monstra” dhe rreth padrejtësinë që po iu bëhet shqiptarëve të Maqedonisë ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për rikthimin e lëndës "Monstra, nga fillimi dhe lirimi i të akuzuarve shqiptar, është pritur me përkrahje të madhe nga opinioni i gjerë në Maqedoni.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat