SHIK-u apo kush e vrau komandant Drinin?

Politika

SHIK-u apo kush e vrau komandant Drinin?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:26
Ekrem Rexha, i njohur me nofkën Komandant Drini

Thonë se gjaku nuk humbët kurrë, edhe nëse autori nuk zbulohet kurrë. Një gjë të tillë mbase e kanë harruar ata që vranë komandant Drinin. I njohur për trimërinë e pashoq në luftën e fundit, komandant Drini nuk arriti të shijoj aq shumë lirinë për të cilën dha shumë. Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Falë meritës së tij Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll pas largimit të forcave serbe më 15 qershor të vitit 1999. Njeri i shkolluar, njohës i mirë i gjuhës angleze, komandat Drini para medieve të huaja pasqyroi pastërtinë e luftës çlirimtare duke deklaruar se “Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civil, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq.

Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri ”. Megjithatë Ekrem Rexha-komandat Drini kishte një “ mangësi “ për uzurpatorët e UÇK-së, pasi mbështeste presidentin Rugova. Kjo edhe e qoj tek vdekja e hershme. Ndonëse për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, por e vërteta asnjëherë deri me tash nuk ka dalë në pah. Në një proces me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Pastaj u prish ky gjykim në mungesë provash. U duk sikur kjo vrasje sdo të zbardhet asnjëherë, por se fundi plasi sherri ne kuvend.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat