Gaxherri i quan arrogantë ministrat e Haradinajt

Politika

Gaxherri i quan arrogantë ministrat e Haradinajt

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 21:04
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, ka akuzuar kabinetin qeveritar për mospjesëmarrje në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, në shqyrtimin e Projekligjit për Buxhetin 2018.

Ajo në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Qeveria nuk i ka numrat për të aprovuar ligjin më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Unë e kam thënë edhe më herët se Qeveria është mbi këmbë të qelqta. Natyrisht se jemi dëshmitar se nuk i ka as numrat për ta aprovuar ligjin më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Gaxherri e ka quajtur arrogancë mosprezencën e ministrave në seancën për buxhetin.

“Ne çdo ditë e shohim papërgjegjshmërinë e tyre këtë kohë që për shembull u diskutua për buxhetin, për asnjë temë, për asnjë ligj, ministrat nuk janë prezent në seancë, e natyrisht që kjo është një lloj arrogance, është një lloj pavetëdije se ne të gjithë e dimë përbërjen e kësaj qeverie, kush janë ministra, pse janë aty, kështu që mendoj se nuk ka nevojë që të komentohet shumë kjo çështje”, është shprehur ajo për “Bota sot”.

Ndryshe, seanca për Buxhetin e vitit 2018, është përcaktuar që të mbahet të dielën nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat