Promovimi i “gjeneralëve” pa ushtarë dhe pa beteja

Politika

Promovimi i “gjeneralëve” pa ushtarë dhe pa beteja

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 9 dhjetor 2017 Në ora: 10:54
Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)

Kur një oficër i lartë i Rajhut të Tretë gjerman, po i godiste me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Cicëroni, zë mëkur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: "Mos i dëmtoni kryeveprat e artit zotëri, se do t´ju dënojë historia". Oficeri, për një çast pushoi, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: "Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, pavarësisht sjelljes time, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë". Dhe, vazhdoi me demolimin skandaloz të veprave të artit.

Diçka e ngjashme po provohet të bëhet edhe në Kosovë, për 18 vjet radhazi. Qeveria e Përkohëshme, e krijuar nga Tirana zyrtare soial-komuniste, në koordinim konspirativ me Serbinë, pushtoi objektet e institucioneve të Kosovës, të braktisura nga pushtet-mbajtësit serbo-sllav. Një palë dhunues u larguan, duke u zëvendësuar me dhunues të së njëjtës ideologji komuniste, veçse shqipfolës! Ndonëse të panjohur në paqe dhe luftë, ata, për t`u promovuar, zgjodhën tam-tamët e zhurmshme, koncertet e hapura e masive, duke i keqpërdodrur këngëtarët, madje, nga të gjitha trevat shqiptare. Me bujë e pompë, i prezantonin "gjeneralët", me shkollë fillore e ndoca edhe me të mesmen, duke ua atribuar luftën, "betejat heroike", por, pa guxuar të përmendin as data dhe as vend-beteja, të cilat, realisht, ishin imagjinare, mungonin!

Qysh gjatë luftës, Radio-Televizioni Shqiptar,(RTSH), përkatësisht, Redaksia për Kosovën, ishin pushtuar nga lëpëkeistët e nërkyer. Besa Çeku-Buçinca, alias, Hajrije spikerica, me hajrucët e tjerë, llomotisnin, pa fije cenzure, shpifjet për LDK-në, me aleatë. Dhe, gënjeshtrat përlavdëruese, për "komandantët", të cilët, në vend të luftës kundër pushtuesit, kishin zgjedhur vrasjet e ushtarakëve FARK-istë, betejat e të cilëve kishin datime dhe emra vendësh, ku janë zhvilluar dhe fituar. Zhurmimet lehaqene shpifarake e përçarëse, në stilin stalinian, i filluan që në ditën kur pushtuan dhunshëm, Radio-Televizionin e Prishtinës, njësoj si forcat policore pushtuese, në vitet `90-a, për të vazhduar edhe sot e kësaj dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat