"Krahu i luftës" dhe "krahu i paqës"

Politika

"Krahu i luftës" dhe "krahu i paqës"

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 9 dhjetor 2017 Në ora: 13:32
Nga e majta: Pjesëtarë të "Krahu të luftës" me krevata; nga e djaththa: pjesëtarë të "Krahut të paqes" me uniforma

Trumbëtimi i slloganit, sa përçarës, aq edhe cinik, "krahu i luftës" dhe "krahu i paqes", kishte për qëllim përvehtësimin e luftës të pa bërë. Përsëritja ricikluese e gënjeshtrës, bëri që edhe "komandantët" ta besojnë gënjeshtrën e tyre, të cilën vetë e kishin lansuar dhe hedhur në etër. Kësaj teneqeje të shpuar, i binin agjit-propët e dy partive-banda, PDK-së dhe të AAK-së. Ata filluan të krijojnë legjenda dhe epopera inekzistente, të paqena. E gjithë kjo hajkë e kampanjë, ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Organizata ilegale, konspirative, kriminale e terroriste SHIK, e krijuar nga SHISH-i Shqipërisë dhe UDB-a (BIA) e Serbisë me aleatë.

SHIK-u penetroi, depëtoi, shtriu tentakulat edhe në partitë tjera, që llogaritëshin të djathta, pra, edhe në LDK-e. Janë shënuar dhe regjistruar edhe debate e biseda, ku pranohet teza e SHIK-ut, për "krahun e luftës" dhe "krahun e paqes". Disa tellallë të SHIK-ut, janë në strukturat vendimarrëse, deri në Kryesinë e LDK-së! Prandaj, anëtarësia e LDK-së, reagon, deri në abstenim në votime, dhe kërkon zgjedhje të parakohëshme, për t`i pastruar radhët e veta, me debat dhe votë të fshehtë e demokratike. 

Historia e shkruar e Shqipërisë, përkatësisht, Lufta e Dytë Botërore, e falsifikuar në mënyrën më të poshtër të mundshme, për pesë dekada radhazi, ku tradhtarët komunistë u bënë heronj dhe atdhetarët nacionalistë tradhtarë! Këtë kohëzgjatje e favorizoi mbijetasa e sistemit komunist, në Evropën Lindore dhe Ballkan.

Nisma e falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, filloi me ndarjen përçarëse në "krah të luftës" dhe "krah të paqes", për të vazhduar me datimet e veçanta të qyteteve të çliruara të Kosovës, duke e relativizuar, deri në mohim, 12 Qershorin, si datë faktike e çlirimit të Kosovës. Dhe, kjo bëhet për t`u imponuar "komandantët" kriminelë, vrasës të ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, si çlirimtarë të qyteteve, një apo dy-tri ditë, para ose pas 12 Qershorit! Broçkulla e pallavra të "komandantëve" vrasës e rrugaçë. Sikur Lufta në Kosovës është bërë në parahistori dhe jo në kohën e degjitalizimit, internetit!

Të ashtuquajturin "krah i paqes", "komandantët" e Bllokut të Tiranës, e identifikojnë LDK-në me aleatët e saj të së djathtës!? Por, LDK-ja e ka të dokumentuar luftën, betejat faktike të saj, me datime dhe fushë-beteja me emër vendësh. LDK-ja, e djathta shqiptare, i ka heronjtë e shumtë anekënd Kosovës. Ndërsa "krahu i luftës", me "UÇK-në" në letër, i cili identifikohet me bandat-partiake, PDK-ja dhe AAK-ja, nuk po arrijnë të dëshmohen, jo me luftë, por as me betejë, as me datë dhe as me emër vendi, ku jan zhvilluar "betejat" e tyre imagjinare, fiktive, të rrejshme.

Edhe e majta shqiptare, ka heronj, madje, të lavdishëm. Por, ata u braktisën nga "komandantët" e tyre, sepse donin luftën, lirinë dhe jo llafet përçarëse dhe të turpshme, sallave luksoze të Evropës dhe hoteleve e bulevardeve të Tiranës. Ata, heronjtë, e denoncuan këtë, në gjallje të tyre, por, "komandantët" u hakmorën, me prapaskena tinzare dhe pusira vrastare.

Dhe, shtrohet pyetja logjike: Kush, në fakt, ishte "krahu i luftës", e kush i bishtnimit dhe i sabotimit të Luftës? Dhe, përgjigja është e qartë: Partitë-banda, me "UÇK-në" e SHIK-ut, përgjakën LDK-në dhe Kosovën, pa hyrë fare në luftë kundër Serbisë. E djathta shqiptare, e prirë nga LDK-ja, bëri rezistencën aktive paqësore dhe luftën e armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat