“Haradinaj lëri llafet e gënjeshtrat, puno për çka je zotuar”

Politika

“Haradinaj lëri llafet e gënjeshtrat, puno për çka je zotuar”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se brenda pak javësh Kosova do të merr lajme për liberalizimin e vizave.

“Mendoj që lajmin për liberalizim mund ta marrim, çështje javësh, lajmin, ndërsa hyrja në fuqi e lajmit është dy tre muaj diferencë. Por nuk besoj që do të shkoj pa kufi”, ka thënë Haradinaj.

E këtë deklaratë të Haradinajt, analisti Faton Mehmeti  e ka quajtur gënjeshtër, duke thënë se Kosova nuk i ka përmbushur kriteret e vendosura nga BE.

Image
Faton Mehmeti

“Deklarata e kryemistrit Haradinaj për liberalizim vizave brenda disa javësh është gënjeshtër. Kjo për fajin se BE ka deklaruar se pa u plotësuar kushtet nuk ka liberalizim. Kushtet janë demarkacioni dhe luftim i korrupsionit, asnjëra nuk janë plotësuar”, ka deklaruar Mehemeti.

Ai ka theksuar se Kryeministri është më mirë të luftojë korrupsionin dhe t'i jap zgjedhje demarkacionit.

“Edhe nëse do ishin plotësuara këto dy kushte, duhen disa muaj derisa liberalizimi të ndodh. Është e papërgjegjshme të gënjesh diçka që të vërteten e dinë të gjithë, kjo dëshmon mendësinë qeverisëse e cila është e bazuar mbi gënjeshtra dhe mos sinqeritet. Kryeministri është më mirë të luftoj korrupsionin dhe t'i jap zgjedhje demarkacionit. Haradinaj lëri llafet e gënjeshtrat, puno për çka je zotuar”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat