Testi i parë i Qeverisë PANA-Lista serbe

Politika

Testi i parë i Qeverisë PANA-Lista serbe

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:42
Qeveria PANA-Lista serbe

Kuvendi i Kosovës ashtu siç pritej ka filluar të bllokohet në çështje të rëndësishme për vendin. Njëra ndër këto çështje, është votimi i Projektligjit për Buxhetin për vitin 2017/20121.

Kuvendi i Kosovës, i konstituuar para tre muajve ka zhvilluar ditë më parë një seancë të re plenare me vetëm një pikë në agjendë: Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, pas seancës së dy ditëve të kaluara, ku nuk arriti të ketë shumicën në votimin e parë të projektligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2018.

Para fillimit të kësaj seance, ka pasur debat rreth Projektligjit për Buxhetin, por nuk u hodh në votim përsëri në mungesë numrash e përkrahje nga opozita dhe për ta hedhur në votim kryetari i Kuvendit Kadri Veseli paralajmëroi seancë të dielën në orën 15:00.

Kelmendi: Pozita i ka aktualisht 60 deputetë

Image
Muhamet Kelmendi

Duke folur në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë se akutalisht pozita i ka numrat për disa çështje, por jo edhe për ato kur kërkohen 2/3 e deputetëve.

“Pozita i ka aktualisht mbi 60 deputetë. Për vendime mjafton. Kundër kësaj flet vetëm fakti i çështjeve kur kërkohen 2/3 e deputetëve. Deri atëherë nuk ka ndonjë rrezik të mos funksionojë qeveria. Të presim zhvillimet e ardhshme”, ka theksuar Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot”.

Haziri: Nëse nuk miratohet buxheti, mund të bie Qeveria

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri, ka thënë se Qeveria duke e ditur se mezi ka arritur një shumicë për të zgjedhur qeverinë, është dashur të mendoj për çështjet tjera që duhet të zgjedhë.

Image
Nexhat Haziri

“Ky do të duhet të ishte shqetësim i Qeverisë së Kosovës, pasi koalicioni qeveritar me mezi ka bërë një shumicë të thjeshtë paralamentare për ta zgjedhur qeverinë, dhe si e tillë është dashur të mendoj se kjo shumicë e thjeshtë pralamentare do t’i duhet edhe për çështje të tjera, siç është tani miratimi i buxhetit dhe procese të tjera”, ka theksuar Haziri.

Ai ka thënë poashtu se është normale që partitë opozitare të mos ia bëjnë shumicën pozitës, kur ajo është në gjendje jo të lakmueshme sa i përket votimeve dhe shumicës në Kuvend.

“Kjo bënë që pozita duhet të kërkojë konsensus edhe me partitë opozitare për çështje të rëndësishme të vendit. Dhe një nga këto çështje është edhe miratimi i buxhetit të vendit, ku qeveria me këtë mungesë të shumicës së thjeshtë, duhet që të reflektojë për vërejtjet që i bëjnë partitë opozitare buxhetit, dhe në formë konsensuale të bëhet miratimi i këtij buxheti. Në të kundërtën nëse qeveria tregon arrogancë me gjithë mungesën e shumicës së thjeshtë në Kuvend, atëherë mund të flasim se do të kemi një bllokim të punës së institucioneve të Kosovës dhe rënien e shpejtë të qeverisë Haradinaj”, ka thënë Haziri.

Testi i komplikuar i Qeverisë

Poashtu edhe analisti Faton Mehmeti, ka thënë se është normale që opozita të bllokojë qeverinë dhe disa çështë që duhet të votohen.

Image
Faton Mehmeti

“Është normale që një opozitë të mundohet që të bllokojë qeverinë, dhe tek e fundit ky është roli i saj. Prandaj, është krejt normale që LDK-ja mos të përkrah buxhetin e qeverisë për vitin 2018, besoj se edhe VV kështu do të veprojë. Kështu që i vështirësohet shumë qeverisë kalimi i buxhetit, dhe në momentin që buxheti nuk miratohet, qeveria edhe bjen. Andaj, PANA do të mundohet që të mbledh të gjitha forcat për të siguruar numrat brenda koailcionit, që janë gjithsej 61”, ka theksuar Mehmeti.

Ai ka thënë më tutje se duke vazhduar me këtë situate, vendi mund të futet në krizë.

“Ekziston mundësia reale që vendi të futet në krizë me buxhetin, ky është testi i parë i qeverisë Haradinaj që më gjasë do jetë shumë i lodhshëm dhe mjaft i komplikuar. Kjo qeveri s’mund të merr vendime të rëndësishme, kjo qeveri është jetëshkurtër dhe si e tillë edhe do të përfundojë”, ka theksuar analisti Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat