“Kosova nuk e fiton liberalizimin edhe nëse ratifikohet Demarkacioni”

Politika

“Kosova nuk e fiton liberalizimin edhe nëse ratifikohet Demarkacioni”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 dhjetor 2017 Në ora: 14:35
Ilustrim

Ka disa vite që qytetarëve të Kosovës i është premtuar lëvizja e lirë nëpër shtete evropiane nga Qeveritarët, po ashtu edhe nga udhëheqësit të partive politike. Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe zëvendësi i tij Behgjet Pacolli kanë premtuar liberalizim të vizave.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se brenda pak javësh Kosova do të merr lajme për liberalizimin e vizave. Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se mund të shkojë deri në 6 muaj që të merret vendimi që Kosovës t’i hiqen vizat.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se edhe po të ratifikohet demarkacioni me Malin e zi nuk e fiton  liberalizimin e vizave.

“Edhe nëse ratifikohet  Demarkacioni, kjo nuk nënkupton se Kosova fiton automatikisht liberalizimin e vizave, sepse kushti kryesor për liberalizim të vizave është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka theksuar ai

Gjithashtu, ai ka shtuar se  luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të luftohet me këtë klasë politike të korruptuar, të cilët e kanë instaluar në çdo institucion.

Po ashtu, ai ka thënë se deri sa vendi udhëhiqet nga kjo skenë politikane nuk do të fitojë liberalizimin e vizave për shkumë.

“Që do të thotë se Kosova liberalizimin e vizave nuk do ta fitojë edhe për shumë vite, jo të paktën deri sa skena politike udhëhiqet nga politikanë të korruptuar”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat