Demarkacioni rrëzon qeverinë në janar?

Politika

Demarkacioni rrëzon qeverinë në janar?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 dhjetor 2017 Në ora: 19:32
Qeveria

Ndonëse është proceduar nga Qeveria për në Kuvend, marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ende nuk ka arritur në seancë plenare. Madje, kjo seancë ende nuk dihet se kur do të zhvillohet.

Në mandatin paraprak, qytetarët e Kosovës, ishin dëshmitarë të kundërshtimeve të ashpra të opozitës, sa i përket procedimit të marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi. Si rrjedhojë, erdhi edhe deri te rënia e Qeverisë Mustafa.

Riprocedimi

Por, tani që Qeveria ka riproceduar në Kuvend marrëveshjen me Malin e Zi, ende nuk dihet se në çfarë forme e njëjta do të kundërshtohet nga deputetë kundërshtues. 

Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë se LDK-ja në asnjë mënyrë nuk e përkrah dhunën. Ai ka thënë për gazetën  “Bota sot” se LDK-ja në asnjë mënyrë nuk aprovon dhunën, andaj për këtë çështje duhet të flasin të tjerët, që e përkrahin një veprim të tillë.

Ndërkaq, Vesel Makolli sekretar në AKR, ka thënë se dhuna është e papranueshme, pasi sipas tij, të gjithë duhet të dijnë, se me forcë nuk bëhet asgjë në Kosovë, përveç se me dialog dhe me mirëkuptim.

“Mendoj se të gjithë deputet që janë në Kuvend e duan Kosovën, madje nuk besoj se mundet me qenë ndonjëri më patriot se tjetri. Por, fatkeqësisht  ne merremi më shumë me thellësirat , dhe jo nga vendet ku jemi, kështu që më mirë, do ishte që të analizohet situata dhe të punohet për mirëqenien e shtetit. E them këtë sepse çdo deputet apo çdo shtetas i Kosovës duhet ta ketë parasysh së interesi i shtetit është mbi të gjitha, e jo çështjet personale. Dihet se ne mezi kemi pritur ta kemi shtetin tonë, andaj edhe duhet punuar në interes të vendit”, ka thënë Makolli.

Ai mes tjerash ka theksuar se duhet me domosdo që të analizohen të gjitha gjërat dhe në qoftë se ka argumente  atëherë çdo gjë do të jetë në rregull.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat