“Numri i madh i ministrive dhe i zëvendësministrave, një praktikë e keqe qeverisëse”

Politika

“Numri i madh i ministrive dhe i zëvendësministrave, një praktikë e keqe qeverisëse”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 dhjetor 2017 Në ora: 21:35
Shqipe Pantina

Lidhur me numrin e madh të ministrive, e të zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj, deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka thënë për “ Bota sot” se numri kaq i madh i ministrive dhe sidomos i zëvendës ministrave po krijon një praktikë të keqe qeverisëse e cila jo që nuk ka ekzistuar edhe në qeveritë e kaluara,  por tani ka marrë përmasa alarmante.

Ajo ka thënë se kryeministri Haradinaj pa asnjë shqetësim  emëron çdo ditë njerëz të partive të koalicionit në pozita, të zëvendës ministrave pa asnjë analizë, apo ide se si do të kontribuojnë në qeverisje apo në zhvillimin e vendit.

“Për më tepër kjo vetëm sa e rëndon buxhetin e vendit me paga e mëditje e shpenzime tjera krejtësisht të panevojshme. AAK dhe vet Haradinaj sa ishte në opozitë e ka kritikuar ashpër qeverinë e kaluar për numrin e madh të zëvendës ministrave, apo për mungesë transparencës dhe llogaridhënien, për rritjen e shpenzimeve apo politizim të institucioneve. Por me të ardhur në pushtet jo vetëm që po i bëjnë të njëjtat veprime vetë por bile edhe e kanë rritë dozën”, ka thënë deputetja Pantina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat