Qeveria PANA-Lista serbe rrëzohet në janar?

Politika

Qeveria PANA-Lista serbe rrëzohet në janar?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:55
Qeveria PANA-Lista serbe

Ndonëse është proceduar nga Qeveria për në Kuvend, marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ende nuk ka arritur në seancë plenare. Madje, kjo seancë ende nuk dihet se kur do të zhvillohet.

Në mandatin paraprak, qytetarët e Kosovës, ishin dëshmitarë të kundërshtimeve të ashpra të opozitës, sa i përket procedimit të marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi. Si rrjedhojë, erdhi edhe deri te rënia e Qeverisë Mustafa.

Riprocedimi

Image
Bajram Gecaj

Por, tani që Qeveria ka riproceduar në Kuvend marrëveshjen me Malin e Zi, ende nuk dihet se në çfarë forme e njëjta do të kundërshtohet nga deputetë kundërshtues. 

Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë se LDK-ja në asnjë mënyrë nuk e përkrah dhunën. Ai ka thënë për gazetën  “Bota sot” se LDK-ja në asnjë mënyrë nuk aprovon dhunën, andaj për këtë çështje duhet të flasin të tjerët, që e përkrahin një veprim të tillë.

Ndërkaq, Vesel Makolli sekretar në AKR, ka thënë se dhuna është e papranueshme, pasi sipas tij, të gjithë duhet të dijnë, se me forcë nuk bëhet asgjë në Kosovë, përveç se me dialog dhe me mirëkuptim.

“Mendoj se të gjithë deputet që janë në Kuvend e duan Kosovën, madje nuk besoj se mundet me qenë ndonjëri më patriot se tjetri. Por, fatkeqësisht  ne merremi më shumë me thellësirat , dhe jo nga vendet ku jemi, kështu që më mirë, do ishte që të analizohet situata dhe të punohet për mirëqenien e shtetit. E them këtë sepse çdo deputet apo çdo shtetas i Kosovës duhet ta ketë parasysh së interesi i shtetit është mbi të gjitha, e jo çështjet personale. Dihet se ne mezi kemi pritur ta kemi shtetin tonë, andaj edhe duhet punuar në interes të vendit”, ka thënë Makolli.

Image
Vesel Makolli

Ai mes tjerash ka theksuar se duhet me domosdo që të analizohen të gjitha gjërat dhe në qoftë se ka argumente atëherë çdo gjë do të jetë në rregull.

“Mendoj se nëse veç ka argumente rreth kësaj çështje gjithçka do të jetë në rregull, por në qoftë se nuk ka argumente, atëherë duhet të merret vendimi i cili ka për t’i sjellë të mira shtetit të Kosovës dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, është shprehur Veseli.

Kurse, duke folur rreth asaj se sa ka gjasa që kësaj radhë se sa ka gjasa që të përsëriten skenat e gazit lotsjellës në Kuvend , Veseli nuk beson se kësaj radhë do të ketë skena të tilla pasi sipas tij, kohë më parë ka qenë një opozitë më ndryshe dhe me njerëz të ndryshëm.

“Mes dy koalicioneve janë bërë është analizuar mirë rreth kësaj pune dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mbarë. Unë po ashtu, pashë një raport prej Kuvendit të komision dhe nuk pash ëdiçka fakte të nxjerra, por si do që të jenë nuk ma merr mendja se do të përsëritet gazi lotsjellës. Kurse a aprovohet apo nuk aprovohet aty do të shihen më pas, pasi unë nuk e kam atë material. Por ajo që mund ta them unë është se skena të tilla nuk ish dashtë të përsëriten më dhe nuk duhet të përsëriten, por sërish duhet të mendojmë të mirën për Kosovën”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli.

Mjetet demokratike

Në anën tjetër, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetës se në çfarë forme do ta kundërshtojnë marrëveshjen për demarkacionin kur ajo të procedohet për në seancë plenare.

Kurse, analisti politik Hidajet Ahmeti konsideron se Kosova përballet me sfida të njëpasnjëshme, të cilat janë shumë të ndjeshme dhe potencialisht mund të ngjallin polarizime  në skenën politike të vendit.

Image
Hidajet Ahmeti

“E them këtë pasi përvojat e kaluara na japin material të bollshëm se Kuvendi i Republikës së Kosovës e presin sfida të radhës në rast se procedohet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Megjithkëtë mendoj se kishte me qenë e rrugës që skenat e tilla mos të përsëritën, pasi ato assesi nuk ndikojnë pozitivisht në raportet ndërkombëtare. Gjithashtu gjykoj se përfaqësuesit e popullit duhet të zgjedhin vijën institucionale për të mbrojtur kauza të tilla si rasti i demarkacionit me Malin e Zi e jo përmes mjeteve politike, të cilat ligjërisht konsiderohen vepra penale. Përfundimisht mendoj se gazi lotsjellës, nuk do të jetë mjet i cili do të përdoret në Kuvendin e  Republikës, por do të përdoren mjete demokratike e institucionale , për të mbrojtur këtë “ kauzë”, që ka kapluar Kosovën është shprehur analisti politik Ahmeti.

Politologu, Faik Krasniqi ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja pa viza në zonën shengen.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, duhet të dalë sa më parë me një raport dhe atë raport t'ia dërgojë Qeverisë për procesin në Kuvend.

“BE-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë në lidhje me liberalizimin e vizave pas ratifikimit të Demarkacionit, në të kundërtën Kosova s'ka pse ta vazhdojë dialogun me Serbinë”, është shprehur politologu Krasniqi.

Analisti politik Blerim Burjani, ka thënë se para se kjo çështje të dërgohet në Kuvend duhet të analizohet mirë kjo Qeveri.

“Qeveria mund të bie në janar”

Sipas tij, kjo qeveri e dëshiron në radhë të parë një debat të hapur për punën e Komisionit aktual i cili nuk përkrahet as nga opozita, por as nga Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE.

Image
Blerim Burjani

“Për Bashkësinë ndërkombëtare i vetmi opsion mbetet ai i ish komisionit. Pra para se të dërgohet ky raport le të vlerësohet drejt, por kuptohet se ky raport nuk do të pranohet dhe do të sjellë diskutime të ashpra dhe pa zgjidhje. Pra, dërgimi në Kuvend është i kotë edhe pse kjo Qeveri aktuale e ‘belave’ po dëshiron që këtë “bela” t’ia lë Kuvendit për zgjidhje. Mendoj se do të ishte shumë pozitive që të dërgohen të dy raportet, dhe Kuvendi t’i gjejë zgjidhje nëse veç mundet. E nëse veç nuk ka zgjidhje apo nëse Kuvendi nuk mund ta zgjedhë atëherë qeveria mund të bie, gjatë muajit janar”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, duke e marrë parasysh se PDK-ja është e izoluar dhe ka lënë pas dore këtë qeveri që udhëhiqet nga dikush që nuk mërzitet fare sa të jetë mandatar, atëherë natyrisht se problemet do të vijnë veç duke u thelluar.

“Mendoj se nuk do të ishte mirë që ky raport të dërgohet në Kuvend, pasi ky raport i këtij komisioni aktual është marrë me kuartazi dhe me studime,  që as në revistë nuk mund të botohej si punim se leje më diku tjetër. Andaj, për secilin problem duhet dhënë përgjigje dhe nuk duhet të ketë amensti për asnjë politikan pasi janë zhvatur 49 mijë euro kot. Është obligative që qytetari t’i dijë të gjitha këto dhe se ku kanë shkuar gjithë ato para. Gjithashtu, mendoj se ky raport nuk duhet të dërgohet në Kuvend, ose ndoshta më mirë do të ishte sikur të dërgohen të dy raportet, e  pastaj të gjendet zgjidhja në Kuvend, përndryshe Kosova është dhe do të mbetet në ngërç politik. Madje, ende pa kaluar në anën tjetër BE-ja ka vendosur ultimatum ose të pranohet marrëveshja e pranuar nga të dy palët, ose izolim për viza për shtetasit e Kosovës, dhe kjo farë punë po i bien si lojë fati  “zgjedh e merr” ka thënë Burjani.

“Për Bashkësinë ndërkombëtare i vetmi opsion mbetet ai i ish komisionit. Pra para se të dërgohet ky raport le të vlerësohet drejt, por kuptohet se ky raport nuk do të pranohet dhe do të sjellë diskutime të ashpra dhe pa zgjidhje. Pra, dërgimi në Kuvend është i kotë edhe pse kjo Qeveri aktuale e ‘belave’ po dëshiron që këtë “bela” t’ia lë Kuvendit për zgjidhje. Mendoj se do të ishte shumë pozitive që të dërgohen të dy raportet, dhe Kuvendi t’i gjejë zgjidhje nëse veç mundet. E nëse veç nuk ka zgjidhje apo nëse Kuvendi nuk mund ta zgjedhë atëherë qeveria mund të bie, gjatë muajit janar”, ka thënë Burjani.

“Mes dy koalicioneve janë bërë është analizuar mirë rreth kësaj pune dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mbarë. Unë po ashtu, pashë një raport prej Kuvendit të komision dhe nuk pash ëdiçka fakte të nxjerra, por si do që të jenë nuk ma merr mendja se do të përsëritet gazi lotsjellës. Kurse a aprovohet apo nuk aprovohet aty do të shihen më pas, pasi unë nuk e kam atë material. Por ajo që mund ta them unë është se skena të tilla nuk ish dashtë të përsëriten më dhe nuk duhet të përsëriten, por sërish duhet të mendojmë të mirën për Kosovën”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat